E harruar, e mbuluar nga pluhuri dhe aromat e gatimit familjar, për shekuj të tërë. Por një pikturë që ndodhej prej gjeneratash në një familje franceze, dhe që për ato kishte thjesht vlerë afektive, u zbulua si një nga kryeveprat më të rëndësishme të zbuluara të artit francez dhe u shit dje për një shifër marramendëse.

Bëhet fjalë për pikturën e quajtur “Filozofi lexues” i mjeshtri francez Jean-Honoré Fragonard, e pikturuar rreth vitit 1768.

Piktura u zbulua rastësisht nga një ekspert ankandesh që duhet të vlerësonte sendet e një apartamenti në qytetin e Eparnay dhe familja as nuk e kishte renditur të sendet me vlerë. Por dyshimet e profesionistit rezultuan fatlume dhe analiza specifike zyrtarizoi zbulimin e madh.

Fragonard cilësohet si nga mjeshtrit e stilit Rococo dhe veprat e tij më të njohura, të pikturuara si në një ëndërr dhe me tematika erotike, ndodhen në muzetë më të njohur të botës. Vepra e filozofit është nga veprat e fundit të piktorit, dhe tregon periudhën më meditative edhe pse “energjia e penelit të tij është njëjta”, sipas kritikëve.Reklamë

Fillimisht piktura mendohej të shitej për rreth 1.5 milion euro, por interesi ishte tejet i madh dhe piktura arriti shifrën e 7.8 milionë euro.

Sha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here