Gjergj Fishta e ka shkruar këtë poezi mbi vendimin e Fuqive të Mëdha për të shkëputur troje të Shqipërisë në favor të fqinjve.
Ai i quan me ironi Fuqitë e Mëdha “t’shejtit” (të shenjtët) dhe thotë që atyre kur erdhi puna te Shqipëria u mbaroi “peni i mashit” (filli i matjes).
Poeti kombëtar fajëson për këto pësime sëmundjen e vjetër të shqiptarëve, përçarjen. Më poshtë poezia e botuar sot në faqet e kulturës në DITA:
Nga Gjergj Fishta
Se Shqypnia u rrudh e vogël,
Për shqyptart, sa një gogël.
Lene – t’shejt – e mos ta zgjasim,
Zbresin n’tokë Shqypnin ta masin.
Morën t’shejt nji lamsh t’mashit
Nisen matje n’Preveze t’tashit.
Mirëpo lamshi u ka mej,
Sa arritën t’Shejtit n’Qafë-Pejë.
Edhe nejse, mos me u zgjat,
Si me mat Shqypnin e ngratë,
Peni i mashit asht mbaru…
Vrik, kalon dreqi i mallku!
Qysh se u mat me lesh t’Djallit,
Asnji punë s’na shkon për s’marit.
Sesa nisim nji pun t’re,
Të part q’e prishim, emi ne!
Troç, dy fjalë, kombit mbarë,
Sy m sy me ja thanë deshta:
Ma zor mblidhen dy shqyptarë,
Sesa mblidhet nji thes pleshta
i.b. / dita