Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik të historisë.

Supozohet se ky qytetërim lindi rreth tre mijë vite më parë kur ata u shfaqen në brigjet tokësore.

Etruskët prejardhja e të cilëve për shumë shkencëtarë ka qenë enigmatike, dhe çdo njeri ka shkruar në bazë të supozimeve të veta.

Këto fise të vjetra ata i trajtonin në konotacion të ngjashmërisë dhe të qytetërimit grek, duke menduar se qytetërimi i vjetër i Etrurisë është degë e civilizimit dhe kulturës greke.

Origjina, kultura dhe gjuha e tyre mbeten si një kod i pa deshifruar edhe sot.

Sipas shkrimeve antike të historianit grek Herodoti, etruskët ishin popull që në gadishullin Italian kishin ardhur nga bregdeti perëndimor i Azisë së vogël, përkatësisht Turqia e sotme (saktësisht vendbanimet nga Troja në Izmir) dhe kishin migruar në territorin e Italisë qendrorë që njihet me emrin Etruria (Toskana e sotme).

Tezën e Heroditit e ka kundërshtuar Dionisi (shkrimtar grek) dhe shumë të tjerë, duke thënë se etruskët ishin popullsi autoktone që ka ekzistuar në ato territore qysh nga epoka e Bronzit.

Studimet që kanë analizuar mostrat e ADN-së një numri të banorëve të Toskanës në Itali me ato të banorëve të Azisë së Vogël, e konfirmojnë versionin e Heroditit.

Sipas shkencëtarëve dhe arkeologëve shqiptarë Etruskët kishin gjenezë pellazgo-ilire, duke u bazuar në gjuhën e tyre dhe shtrirjen e pellazgëve nëpër vende të ndryshme të asaj kohe në Evropë.

Studimi i rrënjëve të etruskëve ka bërë të mundur ndriçimin e misterit.

Konsiderohet që gjuha etruske nuk bën pjesë në grupin e gjuhëve indoevropiane, të cilave i përkasin greket dhe romakët.

Gjuhëtari francez Zakaria Maigani beson që etrusket e kanë origjinën e tyre të hershme nga Shqipëria.

Megjithëse asnjë teori nuk gëzon pranim të plotë. Është e mundur që ashtu si Herodoti edhe Dionisi kenë pasur pjesërisht të drejtë.

Etrusket mund të kenë qenë barinj që u tërhoqën dhe nga bujqësia dhe krijuan kulturën e tyre.

Arti etrusk dhe disa nga praktikat zakonore të këtij vendi duket se kanë qenë nën influencën orientale.

Civilizimi etrusk fillimisht është konsideriuar sekondar mirëpo sa më shumë po hulumtohet, po vërtetohet se po të mos ishin etruskët, Roma nuk do të ishte e tillë çfarë është sot, sepse shumë gjëra romakët i përvetësuan pikërisht nga etruskët.

Harqet rrethore dhe kupolat për herë të parë paraqiten tek etrurët.
Njëra nga portat e pakta të mbijetuara është porta Augusta, e cila njihet për harqet të cilat më vonë janë aplikuar nga romakët.

Vëmendjen më të madhe, Etruskët i kushtuan jetës pas vdekjes.

Etruskët vdekjen e përjetonin si kalim i hershëm ë botën tjetër, ndërsa varrin si vendqëndrim jo vetëm për trupin por edhe për shpirtin.

Prandaj, varret i konceptonin si shtëpi për të vdekurit.

Varrezat e tyre më vonë i hasim në arkitekturën mikenase dhe ilire.

Për dallim nga arti grek i cili ishte i idealizuar, arti etrusk kishte vijat reale të portreteve.

Tek pikturat etruske motivet më të shpeshta ishin nga jeta e përditshme, ku paraqiteshin skena gjaku, peshkimi, ahengje, muzikantë dhe valltarë./albanianpost.com /shqip.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here