Kisha e Shën Rrokut në Shirokë, më 1940 dhe sot.

Dy-treqind metra larg Vilës së Mbretit Zog I në Shirokë ndodhet Kisha e Shën Rrokut, e ndërtuar në vitin 1906. Fasada e kishës u prish nga të paudhët në vitin 1967 dhe faltorja u kthye në punishte.

Pas vitit ’90, fasada e kishës u ribë mjeshtërisht thuajse siç kishte qenë; u sistemua terreni, u shtuan parmakët e shkallëve në hyrje, ndërsa dëmet e interiorit ishin të pakthyeshme.

E rëndësishme është që kjo pasuri iu rikthye Shirokës dhe Shkodrës.

Nga Gazmend Bakiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here