6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Ai lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë. Nisi të stërvitet nën urdhërat e një tjetër legjende Ali Kastrati në fundin e viteve 40, por spikati më së shumti në vitet 50-60 të shekullit të kaluar ku arriti të shpallet 5 here kampion kombëtar.

Falë këtyre sukseseve ai ka merituar disa nga titujt më të rëndësishëm, mes të cilëve edhe “Mjeshtër i Madh”.

Përveçse një sportist i madh, Ahmet Golemi do të mbahet mend edhe si shkrimtar, gazetar dhe mbi të gjitha komentator boksi.

Më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me 5 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e boksierit të famshëm Muhamed Ali kundër Foreman.

Ai u dënua me 5 vite burg sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore, të njeriut të cilin e kishte idhull, por edhe që i ngjasonte pak. Për këtë arsye nofka e Golemit ishte “Muhamed Aliu shqiptar”.

Pas viteve 90, shqiptarët dhe ata që e donin boksin e mbajnë mend veçanërisht për zërin e tij unik si komentator boksi, sidomos në ato duele ku duelonte Luan Krasniqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Te varri i mikut më të madh të shqiptarëve

Shkruan:Daut Dauti Në fund të fshatit Brushford, në anën e djathtë të rrugës, gjendet kisha St. Nicholas. Është ditë...

Vetëm se fliste të vërtetën: Vr.asja greke e Gjeneralit Telini që shihte shqiptarët deri në Janinë e Çamëri

Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit, njerëz të panjohur...

Pamje: Dy “banda” majmunësh luftojnë mes vete, e bllokojnë rrugën

Në internet është publikuar pamje e rrallë e dy grupeve të mëdha të majmunëve që luftojnë mes vete para vozitësve të habitur...

Vepra artistike sipas Platonit qetëson luftën e amshueshme dhe ndryshimin e idesë dhe të materies

Sipas Plotinit detyra fundamentale e artit qëndron në faktin që në të veçanten të paraqesë pajtimin e plotë të idesë dhe të...

Recent Comments