6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home KULTURË Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogonike

Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogonike

Luljeta DANO

Në kostumet kombëtare shqiptare gjen elementë të trashëguar në vijë besnike nga kultura ilire,
porse trajta arkaike dhe e ngrirë e xhubletës vjen nga kohërat parailire. Xhubleta e Zezë, veshje
e grave të Malësisë së Madhe dhe e Dukagjinit është më e vjetra dhe ka njëzëri pasaportë
katërmijë vjeçare, e sipas studiuesve të huaj dhe shqiptarë xhubleta gjen përqasje me veshjen e
lashtë të Knosit në Kretë duke qënë pasuri e krejt botës mesdhetare paraantike. Xhubleta
shqiptare gjithashtu, shëmbëllen figurën autentike të kohës së bronxit në Dalmaci: terrakotën e
Kliçevaçit (Bosnjë), si dhe është objekt i Muzeut të Njeriut në Paris, kurse në Muzeun Britanik
lidhet me tipin kombëtar të xhubletës tonë një figurinë antike bronxi që paraqet grua në vallzim.
Emërtimi i dyfishtë i këtyre simboleve: së pari sipas qëndistareve malësore dhe së dyti sipas
siglave ndërkombëtare; si në lidhjen e rrathëve olimpikë, vetëm pjesërisht mund të mbivendosen
e të pajtohen mes tyre, por semiotika i njeh dhe i pranon, si një sistem unik të koduar. P.sh. në
veshjen e grave të Mirditës gjejmë mjaft simbole të hieroglifeve egjyptiane, si: Kryqin Egjyptian,
Kyçin e Jetës, Lotusin e Shenjtë, trajta e Kobrës në çorapet e kuqe të nuses që vishen vetëm në
vitin e parë të martesës, etj.


HYRJE


Në trevat shqiptare xhubleta datohet së pari në një varrezë ilire dymijë vjeçare, zbuluar nga
Gëzim URUÇI më 1984, midis fshatrave Melgushë – Bushat të Shkodrës, në varrin e një gruaje
dentiste, pajisjet laboratorike të së cilës dëshmuan cilësi të lartë stomatologjike. Prej materialit
etnografik të trashëgimnisë kombëtare të shqiptarëve mund të nxirren shumë simbole kultike
dhe në stadin e ri hipotetik të mendimit tim për to, them se dhurojnë lëndë të vyer studimi për
disiplinat shkencore të antropologjisë, arkeologjisë dhe sipas një ballafaqimi figurativ, ndoshta
me gjurmë prehistorike dhe me mitet e kozmogonisë. Këto shenjëza janë simbole poseidimi o nga
mbretër të fuqishëm antikë, o nga perënditë.

  1. PERËNDESHA ATHINA DHE SIMBOLE TË TJERA KOZMOGONIK

  2. Në kostumet kombëtare shqiptare gjen elementë të trashëguar në vijë besnike nga kultura ilire,
    porse trajta arkaike dhe e ngrirë e xhubletës vjen nga kohërat parailire. Xhubleta e Zezë, veshje
    e grave të Malësisë së Madhe dhe e Dukagjinit është më e vjetra dhe ka njëzëri pasaportë
    katërmijë vjeçare, e sipas studiuesve të huaj dhe shqiptarë xhubleta gjen përqasje me veshjen e
    lashtë të Knosit në Kretë duke qënë pasuri e krejt botës mesdhetare paraantike. Xhubleta
    shqiptare gjithashtu, shëmbëllen figurën autentike të kohës së bronxit në Dalmaci: terrakotën e
    Kliçevaçit (Bosnjë), si dhe është objekt i Muzeut të Njeriut në Paris, kurse në Muzeun Britanik
    lidhet me tipin kombëtar të xhubletës tonë një figurinë antike bronxi që paraqet grua në vallzim.
    LIBËR I KUVENDIT “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE
    QENDRA KOMËTARE RRËNJËT TONA, RR. ZEF JUBANI, PALL. BJORN, AP 62, TIRANË 2
    Në trevat shqiptare xhubleta datohet së pari në një varrezë ilire dymijë vjeçare, zbuluar nga
    Gëzim URUÇI më 1984, midis fshatrave Melgushë – Bushat të Shkodrës, në varrin e një gruaje
    dentiste, pajisjet laboratorike të së cilës dëshmuan cilësi të lartë stomatologjike. Prej materialit
    etnografik të trashëgimnisë kombëtare të shqiptarëve mund të nxirren shumë simbole kultike
    dhe në stadin e ri hipotetik të mendimit tim për to, them se dhurojnë lëndë të vyer studimi për
    disiplinat shkencore të antropologjisë, arkeologjisë dhe sipas një ballafaqimi figurativ, ndoshta
    me gjurmë prehistorike dhe me mitet e kozmogonisë. Këto shenjëza janë simbole poseidimi o nga
    mbretër të fuqishëm antikë, o nga perënditë. Prof. As. Agim BIDO, etnolog, piktor dhe poet i
    xhubletës shqiptare, në punimet e tij shkencore ka nxjerrë në terren alfabetin dhe fjalorin e
    qëndistareve malësore mbi ornamentikën e veshjes. Emërtimi i dyfishtë i këtyre simboleve: së
    pari sipas qëndistareve malësore dhe së dyti sipas siglave ndërkombëtare; si në lidhjen e rrathëve
    olimpikë, vetëm pjesërisht mund të mbivendosen e të pajtohen mes tyre, por semiotika i njeh
    dhe i pranon, si një sistem unik të koduar.P.sh. në veshjen e grave të Mirditës gjejmë mjaft
    simbole të hieroglifeve egjyptiane, si: Kryqin Egjyptian, Kyçin e Jetës, Lotusin e Shenjtë, trajta e
    Kobrës në çorapet e kuqe të nuses që vishen vetëm në vitin e parë të martesës, etj. Ky hulumtim
    eseistik mbështetet kryesisht mbi figurën e perëndeshës Athina.Le të identifikojmë në dy breza
    xhublete figurat ilustruese, (si Henrik SHLIMANI), figurën zotëruese që gjendet në 22 mijë
    rrotullat prej terrakote të Trojës së lashtë, figurën e perëndeshës Athina, kujdestares së
    trojanëve, sipas zbulimeve arkeologjike të SHLIMANIT! Është vetë Athinaja me të gjithë
    parametrat që shënoi SHLIMANI nga gjetjet e Trojës: Ajo ka fytyrë në trajtë kukuvajke, sy të
    mëdhenj e të kërcyer, pa këmbët dhe pa krahët, me gjatësinë e bustit që në të gjitha rastet e
    paraqitjes së Athina Paladës shkon gjer te kërthiza. Kërthiza e Paladiumit Legjendar, me një rreth
    dhjetë herë më të madh se i gjirit dhe kordoni ombikal shoqërohen me simbolet e Zeusit,
    shoqërohen me një Zvastika që ka diellin në qendër, si dhe me një shembëlltyrë mburoje.
    Çështja “Athinaja e Zezë” në bashkësitë akademike perëndimore ka nxehur fort diskutime e
    kundërshtime të ethshme, madje Instituti i Studimeve Ndëruniversitare e liston BLACK ATHENA
    në librat më të këqinj të shekullit XX. Figurina “sykukuvajkë” në dy brezat e xhubletës është e
    qëndisur e zezë në të zezë, spik i zi mbi shajakun e zi, ndaj po e quaj SI METAFORË: Athinaja E
    Zezë. (Black Athena: The Afroasiatic Roots of Classical Civilization, punimi trevolumësh nga
    Martin BERNAL i cili duke u nisur nga gjuhësia orientale përparon në dëshmi arkeologjike dhe
    historike, duke dhënë hipotezat e tij, se Qytetërimi Perëndimor, Greqia Antike kanë rrjedhur nga
    rrënjë afroaziatike të kulturave egjyptiane dhe fenikase). Në enciklopedinë e saj të miteve dhe
    sekreteve femërore, Barbara WALKER, e quan Athinanë, nënë të hyjneshave e të ardhur nga
    Afrika e Veriut: “Athinaja është njëra nga treshja e hyjneshave të Libisë që quhen Metis, Meduza
    dhe Anath, ose Ath – ena. Në mbishkrimin e gjetur në Larnac Athinaja quhet Anath nga Foenike.
    Miti i saj paragrek buron nga liqeni Triton (tri mbretëreshat). Egjypti e quan Isisin edhe Isis
    Athene. Grekët e quajnë Athina, lindur nga koka e Zeusit mbas marrjes së fetusit nga Metis…”
    Themeluesi gjerman i studimeve albanologjike, Georg V. HANN (1811 – 1869), në veprën e tij
    botuar në tre vëllime Studime Shqiptare, një pjesë të saj ia kushton alfabetit që përdorin
    shqiptarët në disa qytete të vendit dhe të publikuar prej tij, të cilin e mbiemëron: Alfabeti
    Pellazgjik. HAHN përdor rrethrrotullimin grafik të këtij alfabeti duke e segmentuar me 1/8 e
    pjesës. Shumëherë, këto shkronja evropiane ndërrojnë me shkronja aziatike, autori e krahason
    me lëvizjen e trupave qiellorë rreth diellit nga perëndimi në lindje, (gjithashtu ka konsultuar për
    LIBËR I KUVENDIT “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE
    QENDRA KOMËTARE RRËNJËT TONA, RR. ZEF JUBANI, PALL. BJORN, AP 62, TIRANË 3
    studimin e vet koleksionin e Auérit, ku përfshihen shenjat e shkrimit të gjithë gjuhëve të botës).
    HAHN arrin në disa përfundime kryesore, ku dy të parat janë:
  3. Alfabeti shqip dhe alfabeti grek kanë rrjedhur nga alfabeti i fenikasve;
  4. Alfabeti shqip ka më shumë shenjëza se ai greqisht me alfabetin fenikas, etj.
    Athinaja pasardhësja më e privilegjuar gjenetike e Zeusit, jorrallë del me të njëjtën egidë
    luftarake, por me simbolin zeusian, të cilin shqiptarët e njohin më mirë si skënderbejan: dy brirët
    e dhisë. Dy brirët e dhisë në përkrenaren e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, (për të cilin janë
    shkruar rreth tetë mijë libra këto pesëqind vitet e fundit; shumë pak tituj janë shkruar nga
    autorë shqiptarë, janë pothuaj tetëmijë tituj bibliografi nga autorë të huaj janë atribut i pinjollëve
    të vijës gjenealogjike të dinastisë epirote- (e cila fillon me mitin e Eakut, djalin e Zeusit me gruan
    vdekëtare Eginën, Pelè Eakidin, babanë e Akilit, Pirro Neoptolemin, bir i Akilit … Aleksandri i
    Madh, (në disa prerje monedhash, p.sh. gjatë mbretërimit të Lisimakut(306 – 281 para Kr.), profili
    i Aleksandrit në përkrenaren luftarake ka dy brirët e dhisë), … Pirroja i Epirit, (babai i të cilit
    quhej përsëri Eakid, si i pari i lashtë i fisit; andaj dhe Pirroja, mbret i elegancave të strategjisë
    ushtarake, kumtit të shenjave, poetikës, tolerancës njerëzore dhe të përparësive morale sa asnjë
    mbret tjetër, gdhend atë vjershë në gur, në njerin prej rasteve ku Pirroja i Epirit, përsërit aktin
    që heroi homerik Odise Laertidi, pasi Diomedi vret spiunin trojan Dolonin, veshjen e këtij dhe
    armatimet Odisea ia blaton Athinasë.

  5. Të njëjtin veprim, si Odisea, sipas DIODORIT, PLUTARKUT, PAUSANIAS, më 274 para Kr. Pirroja
    i Epirit do t’i blatojë me mbishkrim të posaçëm tempullit të Athinasë Itone, shumë mburoja
    kundërshtarësh të fituara gjatë betejës. Vendosi mburoja e trofenë e kapur nga galatët, aleatë të
    maqedonëve. Mbishkrimi shoqërues me këtë rast thotë: Pirro Mollosi ia dhuron Athinasë
    Itone./Këto mburoja që ua mori galatëve të fortë./Mbasi mundi tërë ushtrinë e Antigonit/Po kjo
    nuk është ndonjë çudi e madhe/Se Eakidët janë edhe tani luftëtarë/Siç kanë qënë përherë në të
    kaluarën! Trashëgimtar pra, i kësaj dinastie qe dhe Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut. Në
    botimin e parë gjermanisht të Historisë së Skënderbeut, më 1537, Marin BARLETI, në faqen e
    katërt të librit ka vendosur një medalje me figurën e Skënderbeut dhe me fjalët: Scanderbegus:
    Dux Epiri et Alb, domethënë: Skënderbeu, prijës i Epirit dhe i Arbrit. Në një tjetër ofiq të njohur,
    Skënderbeu (1405 – 1468) thirret: Georgius Castriotus rex epirotarum.

  6. Nëse simboli i shqiponjës shoqërizon Pirron e Epirit, Aleksandri i Madh, në semiotikën dodonase
    nga shenjëzat që janë të tijat, është i nënkuptuar, veçanërisht te gjarpri instiktiv apotropeik Nëna
    e tij Olimpia, e njohur gjerësisht si princeshë epirotase, me të njëjtin gjak të shqiptarëve të sotëm:
    “Në këto krahina malore kremtoheshin festa për nder të Dionisit dhe femrat e Epirit, po ashtu si
    dhe trakaset, dalloheshin për egërsinë e ekstazës fetare. Janë të gjitha gjasat që Olimpia të ketë
    qënë shumë e ndjeshme në këtë gjë. Me sa duket ka adhuruar lutjet shëruese, si dhe ritet e
    magjive gjatë të cilave vallëzonte me gjarpërinj mbi kokë dhe përreth qafës”; Olimpia, njohëse e
    shkëlqyer dhe praktikuese e yshtrave të Samothrakës, përdoruese e marifeteve të rrezikshme në
    dëm të të shoqit, mbretit Filip, njoftoi se u mbars me një gjarpër hyjnor dhe jo me burrin e saj,
    Filipin e Maqedonisë; dy gjarpërinj hyjnorë prinin udhën me kumtet që i jepnin Aleksandrit të
    madh (356 – 323 para Kr.). Gjithashtu praninë e dy gjarpërinjve hyjnorë në mitologjinë
    mesdhetare e gjejmë në legjendën e Harmonisë së martuar me Kadmin, birin e mbretit të
    LIBËR I KUVENDIT “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE
    QENDRA KOMËTARE RRËNJËT TONA, RR. ZEF JUBANI, PALL. BJORN, AP 62, TIRANË 4
    fenikasve, Agenorit. Ata mbretëruan në trojet e fisit të enkelejve, (Pogradeci i sotëm në Shqipëri),
    aty u lindën disa djem, por i parëlinduri, Illyri i dha emrin popullit të madh ilir në antikitet. Pas
    vdekjes Harmonia dhe Kadmi u shndërruan në dy gjarpërinj hyjnorë. Gojëdhënat popullore
    thonë se ilirët e parë devijuan shtratin e një lumi, sipas Stefan BIZANTINIT, (të një lumi midis
    lumenjve të sotëm Drini e Vjosa në Shqipëri), për të hapur varrin e përbashkët bashkëshortor të
    Kadmit dhe Harmonisë bashkarisht me thesaret shoqëruese postmortore e pastaj rikthyen ujin
    të ruhen në përjetësi. Figura e Athinasë në brezin e xhubletës shoqërohet me tufën e katër
    gjarpërinjve. Këta katër gjarpërinj që dalin në derivate të shumta në qëndisjet e veshjeve veriore
    shqiptare të grave, i kombinojmë me katër gjarpërinjtë e stemës së Pirros së Epirit, e ruajtur brez
    pas brezi gjer më 1519. Gjendet në Torino: Katër gjarpërinj të blertë shtrënguar prej një dore mbi
    një fushë të kuqe të errët! Parimi i kompozimit të ornamenteve në këto objekte etnografike është
    simetria majtas – djathtas ndaj një figure të vetme në qendër, e ngjashme me simbolikën e Kultit
    Solar, ose me Katër Ungjillorët dhe Krishtin Pandokrator në mes; diku kemi ndoshta zinxhirët e
    ADN – së; spektrin yjësi; fetusin, uterusin, gërma S që më së shumti del e shtrirë horizontalisht
    në simbolikë do të thotë gjysëm diell – gjysëm gjarpër, në optikë S përfaqëson udhën e realizimit
    të të parit nga syri, kurse në ornamentikën e veshjes së grave veriore shqiptare shumë e
    pranishme është edhe shenja e infinitit, 8 horizontale; etj. etj. kurse numërimi i shenjëzave është
    gjithmonë numër kultik: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 12, 13, 16, 24, … etj.
    P.sh: Një simbol, i cili gjendet m’u në qendër të një përparëseje xhublete e cila veç të tjerave ka
    tre radhë horizontale me numrin e simboleve duke filluar nga poshtë rreshti i fundit në raportin
    13:7:5, raport i cili mbart kode të rëndësishme piramidale ende të panjohura për ne. Së pari këtë
    figurëz, e përafrova me përhapjen e valës zanore, por më pas e gjeta të qartë dhe të njëjtë: 1. Si
    paraqitje grafike të magnitudës gravitacionale të planetit Tokë. 2. Si strukturë të krahëve spiralë
    të galaktikës së Udhës së Qumështit. 3. Si foto konceptuale të NASA – s, po të shihnim jashtë
    shtëpisë tonë galaktike, Galaktikën tonë të Udhës së Qumështit, strukturën e vëzhguar dhe
    ekstrapolare të krahëve spiralë të Udhës së Qumështit me Galaktikën fqinjë spirale NGC 7331,
    e cila referohet si binjake me Udhën e Qumështit, mosha e së cilës konsiderohet “which is nearly
    as old as the Universe itself”. Pra, simbolin tonë të vogël etnografik e vendosim në pasqyrë me dy
    të tjerë përngjasues makroskopikë nga fushat e fizikës dhe astronomisë. Mundësirat që ofron sot
    interneti për praktika të tilla ballafaqimi dhe afërie midis simboleve janë në infinit. Begatia e
    figurave – simbole të pranëvëna si tekst, në objekte etnografike shqiptare, (veshje, dru, gur,
    metal), i përket një estetike transhendentale të arketipeve, thënë me termat e Jungut, i mbart
    pavetëdija kolektive dhe bëhen një lloj altari për jetën e vetëdijshme, “përbëjnë gjuhën e psikikës
    së lindur”.

  7. Edhe në këto shenjëza është aroma e tregimeve labirinthike nga Jorge Luis BORGES i verbër!
    Heliograma: Përkëmbimi i pjesëzës për të gjithën! Gjithësia për pjesëzën! Trazimi divergjent,
    konvergjent dhe paralel i kodeve! Gjesti unik i Big Bengut në tërë larmishmërinë e një jete njeriu!
    Me një lexim hipotetik brenda gjuhësisë, essesë, antropologjisë, sintezës krahasuese midis
    arkeologjisë e etnografisë, mitologjisë e shkrimit piktografik, mund të themi se milionat e faqeve
    që mbushin internetin SOT me titujt e: Dragoit, (pikërisht dhembet e tij mbolli Kadmi prej nga
    mbinë shkronjat – dhëmbët e Dragoit të Kroit të Arit, valencat e të cilit po të ndërmerrnim një
    udhëtim të ri ezoterik, ka mundësi, të na lidhin me planetin e Marsit, ose Aris, sipas grekëve,
    LIBËR I KUVENDIT “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE
    QENDRA KOMËTARE RRËNJËT TONA, RR. ZEF JUBANI, PALL. BJORN, AP 62, TIRANË 5
    dhe me krahun spiral të Orionit në Galaktikën e Udhës së Qumështit. Mundet që, ky Dragua me
    përbërësit e vet androgjenë ka mbartur në Tokë Vezën Kozmike prej nga lindi Jeta. Miti
    kozmogonik i Hermopolisit hymnizon daljen e pesë perëndive nga qyteti i Shenjtë i të Tetëve; një
    kryeperëndi dhe katër perëndi meshkuj ku secili solli me vete përbërësin e vet femër, d.m.th.
    katër femra si gjarpërinj. Ka të ngjarë që të katër elementët të kenë ardhur së bashku dhe jashtë
    bashkimit të tyre, erdhi veza zanafillore, e cila nuk mund të shihej, pasi ka ekzistuar para se të
    vinte drita. Jashtë vezës erdhi drita e diellit, të cilën të tetë elementët krijues të gjithësisë e
    ngritën lart në qiell. Mitet e Kozmogonisë nga tërë kontinentet dhe racat njerëzore tregojnë se
    Qenia Hyjnore u sakrifikua, u nda copash dhe prej kësaj erdhi Jeta në Tokë. Në ornamentikën e
    xhubletave gjen mjaft derivate të dragoit përzier me simbolin kombëtar të shqiptarëve:
    shqiponjën me dy kokë. Madje në një torbë (çantë) të kostumit me xhubletë nga koleksioni i
    mrekullueshëm privat i Znj. Linda SPAHIU, kam parë të qëndisur simbolin e dragoit që nxjerr
    flakë nga goja dhe një vezë të bardhë (piktogramë naive), që bie nën bishtin e tij.
    Sipas CIRLOT, tipi mitologjik i të tërës anë e kënd viseve të lashta përfaqësohet nga perënditë
    androgjene, burrëgrua: Rebis te egjyptianët janë perëndi hermafrodite që lidhen me mitin e
    lindjes, në Indi dy gjinitë burojnë nga një personalitet i vetëm, te parakolumbianët meksikanë
    Quetzalcoate është perëndia që bashkon vlerat e ndara në tokë të dy gjinive, mashkullore dhe
    femërore. Kurse PLATONI la mbas vetes më tepër iluzione mbi arketipin binjak të njeriut
    burrëgrua se:. Zoti e ndërtoi fillimisht njeriun në formë sfere, ku përmblidheshin dy trupat dhe
    dy gjinitë! Por as Zeusi me Dionën, gjysmën prej femre të tij, as Adami që e pati Evën një fill
    brinje të vetën nuk na thonë ndonjë gjë më shumë!); pra, milionat e faqeve në internet me titujt
    e: Vezës Kozmike; Simbolet Zeusiane; Pema Mistike (E Jetës); Lulja Mistike (E Jetës); Kyçi
    Egjyptian i Jetës; Merimanga, Akrepi dhe Kacabujtë – Brumbujt Mistikë; Teta e Shenjtë; Fallusi
    Delfik; Gjethja treshe e Lisit të Shenjtë&Dy Gjethet Kryq të Lisit Të Shenjtë dhe një shumicë
    simbolesh të tjera të zotave në planetin tonë që lidhen kryesisht me Diellin dhe Dragoin; etj. etj.
    pranëvënia e këtyre simboleve qëndisur në veshjen tradicionale të malësores shqiptare, leximi,
    po të jetë i mundur, sipas kësaj pranëvënie, më bën të besoj, se interneti nuk është një i ri 16 –
    vjeçar, por “Është aq i vjetër saç është vetë Universi”! Dr. Moikom ZEQO shënon posaçërisht për
    këtë botim: “Për mendimin tim i ka shpëtuar vëmendjes së studiuesve në disa monumente
    arkeologjike gjetur në Shqipëri forma e frizurës së flokëve, krejtësisht e çuditshme dhe e veçantë
    që kanë gratë veriore që përdorin xhubletë, si dhe gratë e zonës së Zadrimës.
    Shumë terrakota hyjneshash gjetur në Durrës që i përkasin shekujve V – III para Kr. dallohen
    për modelin e flokëve në ngjashmëri të plotë me atë që përdoret ende sot në Veri të Shqipërisë
    dhe në Zadrimë, dy modelime këto të ndryshme flokësh Por ju lutem, bëni edhe një krahasim të
    frizurës së flokëve të grave në afreskat e pallatit të Knosit, dhe të atyre në terrakotat që zbuloi
    Artur EVANS. Ngjashmëria është tronditëse, por e pazakonshmja është që kjo frizurë e
    kompozimit të flokëve në disa arketipe është akoma e gjallë dhe në veshjen e traditës reduktuar
    aq fort, duke u përdorur vetëm për të kremtet te gratë arbëreshe të Italisë së Jugut dhe Siqilisë,
    që kanë emigruar atje masivisht nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut. Ndikimi nga jugu i
    Greqisë, madje edhe nga Egjypti, është real. Ornamentika në veshjen e grave të veriut përfaqëson
    katër tipe:
     Tipi I: lidhet me vijat e valëzuara, njëlloj meandre që tregon fuqinë kultike të Ujërave të
    ëmbla dhe detare.
     Tipi II: është floreal dhe ka të bëjë me kultin e Pemës së Jetës, që burimësojnë kultin e
    Tokës.
     Tipi III: lidhet përgjithësisht me figurat e shpendëve, dragonjve dhe insekteve të shenjta
    që tregojnë plotfuqishmërinë kultike të Ajrit dhe Qiellit.
     Tipi IV: përbën ornamentikën solare, kulti i Diellit, Yjve dhe Zjarrit Kozmik.
    Kështu harta mendore sidomos e xhubletës është në mënyrë sinkretike, një strukturë e qartë e
    kozmogonisë në katër elementët primordialë. Më saktë dhe në mënyrë më universale,
    ornamentikën kozmogonike ilire e ka deshifruar dhe përcjellë miku im, Aleksandër STIPÇEVIÇ,
    ilirologu më i madh i ditëve tona. Xhubleta ka gërshetuar disa kulte të padiferencuara Kjo veshje
    e veçantë, pasuri e kulturës popullore shqiptare, është në njëfarë mënyre hartë mendore e
    trashëgimnive të lashta mitike. Botimi i këtij studimi plotëson diçka të rëndësishme, që për
    shumë arsye është konsideruar një njollë e bardhë. Ja pra, si konceptohen kohërat dhe
    mendësitë mitologjike të ilirëve dhe shqiptarëve te xhubleta që mund të metaforizohet, si Kyçi i
    Davidit, i cili mbyll dhe hap trashëgimnitë e mëdha. Bibla thotë: Atë që e kyç Kyçi i Davidit, nuk
    mund ta hapë askush dhe atë që çkyç Kyçi i Davidit nuk mund ta mbyllë askush”.
    Studiuesit shqiptarë janë të mendimit se, nëse Polifonia Labe u fut nën mbrojtjen e UNESCO-s,
    si pjesë e çmuar e kulturës botërore, edhe Xhubleta e Zezë, si veshja më e vjetër e botës, 4000
    vjeçare, duhet të jetë nën mbrojtjen e shtetit shqiptar dhe të autoritetit institucional perëndimor.
    Ky thesar i paçmuar i trashëgimnisë kombëtare shqiptare gjendet në Fondin Shtetëror prej 30
    mijë objektesh etnografike, në muzetë shtetërorë dhe privatë, në fondin enciklopedik prej
    qindramijëra negativash në Fototekën Marubi, në arkive personale, (si foto dhe si objekte), të
    akademikëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, si dhe në mjaft koleksione
    private që kanë krijuar veçanërisht dy dekadat e fundit: Teodor Dhoska, Linda Spahiu, Vasilika
    Sherifaj, Gjon Dukgilaj, Shtjefën Ivezaj, Nebi Dervishi, Kaim Murtiqi, Bujar Gazheli, Lulzim
    Perati, Loreta Mokini, etj. etj. por edhe në shumë e shumë familje malësore gjen të ruhen si
    trashëgim për brezat e rinj edhe pesë deri në dhjetë xhubleta të gjysheve të familjes.
  8. PËRFUNDIME
  9. Xhubleta e Zezë, si veshja më e vjetër e botës, 4000 vjeçare, duhet të jetë nën mbrojtjen
    e shtetit shqiptar dhe të autoritetit institucional perëndimor.
  10. Botimi i këtij studimi plotëson diçka të rëndësishme, që për shumë arsye është
    konsideruar një njollë e bardhë.
  11. STUDIME MBËSHTETËSE
  12. Georg V. HANN (1811 – 1869), në veprën e tij botuar në tre vëllime Studime Shqiptare
  13. Tregime labirinthike nga Jorg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments