6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KËSHILLA Efektet e pabesueshme! Ja çfarë ndodh nëse vendosni hudhër në vesh

Efektet e pabesueshme! Ja çfarë ndodh nëse vendosni hudhër në vesh

Infeksionet në vesh janë ndër problemet më të zakonshme që hasen mes të gjitha moshave. Hudhra është një alternativë shumë e mirë që mund të zëvendësojë lehtësisht ilaçet. Ajo përmban alicinë, një përbërës shumë aktiv me veti anti-bakteriale. Vetë alicina përbëhet nga kompozantë aromatikë me veti anti-septike dhe anti-inflamatore, të cilët absorbohen menjëherë nga qelizat e brendshme të lëkurës dhe timpani i veshit.

Disa nga metodat e përdorimit të hudhrës në vesh :

1. Merrni disa thelpinj hudhre të freskët dhe shtypini në havan. Më pas mbështillini me një napë ose fasoletë dhe vendosini në vesh për 30-35 minuta. Do të ndieni një lehtësim të menjëhershëm.

2. Merrni një lugë çaji vaj sinapi dhe vaj susami. Ngrohni vajin për 2-5 minuta dhe shtoni brenda disa thelpinj hudhër. Hiqeni nga zjarri kur vaji të ketë marrë ngjyrë të zezë. Lëreni të ftohet dhe me ndihmën e një pikatoreje hidhni disa pika në vesh.

3. Merrni 3-5 thelpinj hudhra dhe vërini të zihen për 10 minuta. Pas zierjes, thajini me letër kuzhine dhe shtypini me pak kripë të trashë. Masën e përftuar vendoseni në një napë dhe përdoreni në vesh për zonën e infektuar.

4. Një mënyrë shumë e mirë është edhe ajo e hudhrës së thjeshtë në vesh. Merrni një hudhër, qërojeni dhe pritni ekstremitetet. Mjafton ta mbani në vesh për disa orë. Këshillohet të mos e shtyni sepse rreikoni t’ju hyjë brenda.

5. Për metodën e pestë ju nevojiten : dy thelpinj hudhre, vaj i arrës së kokosit dhe një lugë gjelle qumësht. Kalojini të gjithë përbërësit në blender derisa të krijohet një masë kompakte. Pastaj futini në një kontenitor qelqi dhe lëreni masën në një vend pa dritë për 48 orë. Më pas do të krijohet një masë xhelatinoze që mund ta përdorni sipas dëshirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments