Disa studime kanë treguar se netët e një pas njëshme të gjumit dhe rutinat në mëngjes kontribuojnë në një mënyrë jetese më të shëndetshme. Kjo gjithashtu duket të jetë mënyra se si mendojnë themeluesit e suksesshëm të kompanive dhe trajnerët me performancë të lartë.

Në Bright Side besojnë se një jetë e shëndetshme ka të bëjë me zakone të mira. Dhe këtë herë, ne do dëshironim t’ju tregojmë se pse të kesh një rutinë zgjimi mund të jetë një ndërrim jetese për të


Do të ndiheni më produktivë dhe këmbëngulës

Kjo shkon për zogjtë e hershëm. Një numër i njerëzve të suksesshëm, përfshirë CEO-të, kanë përqafuar “klubin 5 të mëngjesit”, një koncept i krijuar nga Robin Sharma në librin e tij që mban të njëjtin emër. Libri thotë se “triumfi nis në fillimin tënd” dhe se orët e para të ditës tënde janë jashtëzakonisht të vlefshme. Sharma madje shprehet se duke i përvetësuar mëngjeset tuaja, ju do të zotëroni jetën tuaj.

Sipas një studimi gjerman, njerëzit që kanë zakon të zgjohen herët, kanë tendencë të kenë më shumë këmbëngulje, bashkëpunim dhe një dëshirë për të pasur përvoja të reja.https://1a16de0e524f09066d0e7b884691b57c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.htmlAd by Valueimpression

Do të jeni më vigjilent dhe më pak i shqetësuar

Të qenit më pak i shqetësuar ka të bëjë shumë me zakonet tuaja të gjumit. Ajo që është edhe më shumë interesante rreth kësaj ka të bëjë me zogjtë e hershëm. Edhe një herë, zgjimi herët ka përfitimet e tij për të qenë më vigjilent dhe për të promovuar shëndet më të mirë për trupin dhe mendjen tuaj.

Një studim tjetër thotë se njerëzit që zgjohen herët kanë më shumë të ngjarë të kenë sukses në vendin e punës dhe t’i kryejnë punët shpejt.

Do të jeni më pak zvarritës


A jeni mësuar ta shtypni butonin e shtyrjes së alarmit në mëngjes (Snooze)? Shanset janë që do të keni më pak të ngjarë ta bëni këtë nëse zgjoheni herët dhe bëheni një person mëngjesi. Shkenca thotë që do të keni më pak zakone të shtyrjes duke pasur zakonte më të mira në mëngjes. Dhe kjo është vetëm një arsye tjetër që ju të ngriheni në kohë për të parë lindjen e diellit.

Do keni më pak mendime negative

Mungesa e kohës që flini ka të bëjë me të menduarit negativ – epo kjo është ajo që na thonë studiuesit. Pasje e çrregullimeve të gjumit gjithashtu ndikon negativisht në shëndetin mendor, pasi njerëzit mund të kenë shanse më të larta për të përjetuar depresion. Duke përcaktuar periudhat e shkuarjes në shtrat dhe zgjimit, mund të jeni në gjendje të përmirësoni shanset tuaja për të pasur një mendje më të shëndetshme dhe ndjenja pozitive.

Do të jeni më të kënaqur me jetën tuaj

Pasja e një kohe të rreptë fjetjeje dhe zgjimi, i bën njerëzit më të kënaqur. Kështu thuhet në një sondazh të bërë me 1 mijë e 33 njerëz. Rutina e rregullt e zgjimit çoi në 13% më shumë kënaqësi në jetën personale të njerëzve, një rritje prej 18% në situatën e tyre financiare dhe një kënaqësi tronditëse prej 21% më shumë në ekuilibrin e jetës dhe punës.

Do të ndiheni më energjetikë


Ka njerëz që provuan të zgjohen në të njëjtën kohë çdo ditë, dhe rezultatet janë mjaft interesante. Trajnerja dhe infermierja personale e certifikuar, Cedar, tregon se çfarë ndodhi pasi ajo vendosi të zgjohej në orën 7 të mëngjesit çdo ditë, madje edhe gjatë fundjavave.

“Teksa më parë unë me ngulm vështroja veten në pasqyrë dhe dëshiroja ta ndërroja jetën time me atë të maces për një ditë, isha gati të ndryshoja”.

Sistemi tretës do të jetë më i mirë


Ne kemi një cikël cirkadian, i njohur gjithashtu edhe si një proces natyral, i brendshëm që qarkullon ciklin tonë të gjumit-zgjimit. Lidhur me këtë, kemi një orë që punon në përputhje me rrethanat. Duke ndjekur këto kohë e duke u zgjuar në të njëjtë orë, duke shkuar në shtrat në të njëjtën orë dhe duke ngrënë rregullisht në të njëjtën orë, ndihmon që sistemi ynë i tretjes të ketë më shumë rregullsi në funksionimin e tij dhe mban në rregull zorrët, stomakun dhe metabolizmin tuaj.

Imuniteti juaj do të jetë më i fortë


Gjumi luan një rol të rëndësishëm në imunitet. Është e domosdoshme për trurin dhe shëndetin në  përgjithësi, dhe gjithashtu varet nga cikli cirkadian, ashtu si tretja. Sistemi ynë imunitar mund të na vërë në gjumë po aq mirë sa edhe na zgjon. Pasja e një kohe të rregullt zgjimi mund të ndihmojë sistemin tuaj imunitar, pasi do ta mbajë gjithashtu të organizuar mirë metabolizmin tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here