6.1 C
Pristina
Friday, June 18, 2021
Home KËSHILLA Ja kush është “diamanti i kuzhinës”, tartufi, zhardhoku i kërpurdhës që sfidon...

Ja kush është “diamanti i kuzhinës”, tartufi, zhardhoku i kërpurdhës që sfidon në tregje ndërkombëtare floririn

Tartufi është një kërpudhë në formë zhardhoku, e cila rritet në pyjet mesdhetare. Për shkak se kultivimi i kësaj specieje nuk ka arritur të imitojë asnjë prej cilësive të saj në gjendje të egër, e ka rritur tej mase çmimin në treg. Madje, tregtimi i tartufit kryhet edhe në bursë, ku çmimet fillestare nisin nga 300 euro deri në mbi 100 mijë euro, kur ai përbëhet nga shumë “karat”.

Tartufi është një kërpudhë që i përket familjes “ipogei”, pra kërpudhave që rriten nën tokë. Si të gjitha kërpudhat, shumohet përmes sporeve që mund të zhvillohen në mjedise me lagështirë. Të privuara nga klorofili, kërpudhat ushqehen me substanca të prodhuara nga organizma shtazor ose vegjetal, zhvillojnë një raport parazit, saprofit, pra ushqehen me bimë të vdekura ose me simbiozë.

Por, si mund të niset një investim i tillë? E në fakt mjafton shumë pak: një terren i përshtatshëm për këtë qëllim, durim dhe pak para për të blerë bimët që do të përdoren si ushqim për këto kërpudha. Toka më e mirë është ajo që nuk është e përshtatshme për tipologji të tjera kulturash sepse mund të jenë zona kodrinore ose të vështira për t’u arritur me mjete bujqësore.

Ajo dallon për vlerat e larta dhe të pakrahasueshme të shijes. Familjen e kësaj kërpurdhe, e cila rritet edhe në vendin tonë e përbëjnë 86 lloje. Disa prej specialistëve më në zë të kulinarisë e kanë trajtuar gjithnjë zhardhokun e tartufit si më të çmuarin e të çmuarve të tryezës. Gustatori francez, Jean Anthelme Brillat-Savarin e ka quajtur me të drejtë (truffles) tartufin si “diamanti i kuzhinës”. Tartufi si ushqim elitar ka qenë pjesë dhe ka gëzuar një reputacion ekselence në kuzhinën franceze, kroate, gjeorgjiane, greke, italiane, në Lindjen e Mesme dhe në Spanjë, etj. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë që e njeh fare pak këtë xhevahir të natyrës dhe lejon që kjo pasuri që ruhet në nëntokën e saj të vidhet nga gjahtarët e thesareve që vijnë nga jashtë vendit.

Në rrënjët e pyjeve shqiptare gjendet ky thesar i vërtetë që ka çmim të përafërt me arin. Zhardhoku i një kërpudhe të ngrënshme që rritet në rrënjët e lisit, pishës, blirit dhe shelgut të egër, i njohur ndryshe me emërtimin tartuf, gjendet në sasi të mëdha në pyjet mesdhetare të vendit tonë. Por kjo lloj kërpudhe kaq me vlerë, çmimi i së cilës arrin nga 300 deri në mbi 10 mijë euro për kilogram, po grabitet masivisht nga pyjet tona para syve tanë, në pamundësi për të ndaluar një masakër të tillë. 

Mungesa e ligjeve që përcaktojnë me saktësi mbledhjen dhe tregtimin e kësaj specieje në mbrojtje ka bërë që shteti shqiptar të humbasë miliona euro në vit, të cilat po vidhen nga “gjuetarë” abuzivë, si vendas ashtu edhe të huaj.

Çfarë është kërpudha “magjike”?

Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufë. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë. Ndërsa janë edhe tartufët e bardhë që ngjajnë me zhardhokët e patates, por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin. E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën ritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme. Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Ndërkohë që sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi.

Bimët e nevojshme

Tartufi është një bimë që preferon të ushqehet më shumë nga disa tipologji bimësh në krahasim me të tjerat, në mënyrë që të zhvillohet në pjesën fundore të bimës, zonë e cila mbetet kryesisht e lagësht. Mes bimëve më të përhapura dhe të thjeshta për t’u gjendur është lajthia, por mund të përdoren edhe pisha e dushku që janë edhe bimë që përdoren për përdorimin e drurëve për zjarr, por edhe fibrave. Sikundër mund të kuptohet tartufi nuk është një element ekskluziv, por fare mirë mund të integrohet edhe me tipologji të tjera bujqësore.

Bimët e infektuara enkas me sporet e kërpudhave mund të transplantohen në tokë që më pas mund të transformohet në një zhardhok kërpudhash, por krijimi i embrioneve kërkon kohë që zakonisht shkon rreth 3-4 vjet. Prodhimi arrin kulmin e tij në mes të vitit të njëmbëdhjetë dhe të trembëdhjetë, por ato mbeten produktive për një periudhë 40-80 vjeçare varësi të llojit të bimëve nga të cilat do të ushqehen.

Ndryshe nga prodhime të tjera bujqësore, një zhardhok këpurdhe tartufi nuk kërkon punë të veçantë. Mund të zhvillohet në një tokë djerrë në dukje, pa pasur nevojë për të ushtruar plehërim apo për të kositur barërat e këqija.  Operacioni i vetëm që kërkon kujdes është mbledhja e zhardhokut të tartufit.

Rendimenti dhe kuotimi i tartufit

Tartufi, sikundër dihet është relativisht i kushtueshëm. Në varësi të sasisë, varietetit dhe peshës së një zhardhoku mund të realizohet edhe diferencimi në çmim dhe në kuotim. Scorzone e Bianchetto janë dy llojet e tartufit që që kanë çmimin më të ulët 180-250 euro/kg në varësi të përmasave që variojnë nga 15 – 50 gram.

Ato që kanë një cilësi shumë të çmuar janë tartufi i bardhë dhe i zi që mund të kuotohen : 500 – 750 euro/ kg për varietetin e zi dhe 1,200 – 3,000 euro/ kg për varietetin e bardhë.

Si mund të hapet një tartuferi

Tartufi është një ushqim shumë i vlefshëm që shitet me një çmim shumë të lartë në treg. Kjo është arsyeja që tartufi nuk konsumohet si një ushqim më vehte, por grihet mbi ushqime për t’i dhënë aromë të këndshme dhe të veçantë. Ndiqeni këtë guidë me disa hapa të thjeshtë për të kuptuar se si mund të hapet një tartuferi për kultivim.

Hapi i parë

Hapja e një tartuferie është një aktivitet që mund të sjellë shumë përfitime, por për fat të keq vetëm në një periudhë të gjatë kohe.

Në fakt prodhimi i vërtetë i tartufit nis vetëm pas disa vitesh kur bima është përgatitur në terren. Personi që është i interesuar që të hapë një aktivitet të tillë duhet të posedojë një terren. Edhe një sipërfaqe prej një hektarësh do të ishte e mjaftueshme për ngritjen e një fabrike me përmasa të vogla ose të mesme.

Hapi i dytë

Natyrisht ky terren duhet të sistemohet në mënyrën më të mirë të përshtatshme për mbarëvajtjen e kultivimit që kërkon përdorimin e bimëve të veçanta që do të transplantohen dhe që duhet të trajtohen në mënyrë periodike thjesht duke e mbajtur pastër terrenin përreth. Në fakt, ky lloj aktiviteti nuk kërkon ndonjë “mirëmbajtje ” të veçantë dhe të mundimshme.

Hapi i tretë

Kostot e hapjes së një tartuferie janë me të vërtetë të kufizuara. Në fakt, kostoja është më e lartë është ajo e ekspozimit të fidanëve që nuk shkon më shumë se rreth 10 euro secila, por duhet të llogarisni që duhet të mbillni me qindra për të marrë një kulturë proliferate që do të shlyejë në kohë investimin e bërë. https://albertvataj.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Bukuri arbëreshe në sytë e një fotografi legjendar

MARIO TESTINO KUJTON ORIGJINËN... As fotografi shumë i njohur i modës, Mario Testino, nuk i ka rezistuar tundimit përballë...

RRlTENl shpejtësinë e internetit me këtë truk të thjeshtë

Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të h umbur pa internet. ProbIemet me...

Vetëm 1 në 5 persona mund të gjejnë gabim në këtë foto: A mund ta gjeni edhe ju?

Diçka që nuk mund të mjaftojnë kurrë janë mashtruest e trurit. Tani, të rinjtë e sotëm preferojnë të rrijnë...

Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet...

Recent Comments