Pasaporta e një shtetase shqiptare, e cila kishte zbarkuar në Ishullin ”Ellis” në New York në vitin 1928.

Ky dokument ruhet akoma në muzeun e këtij ishulli, si një pjesë e historisë së emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari shqiptar që shkoi në Amerikë, ishte nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884. Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luksoze, kollaro të hekurosur dhe xhepat plot me para.

Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi./Diaspora Shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here