Beteja e Lumës është zhvilluar nga 15 nëntor 1912. Forcat serbe pas pushtimit të Prizrenit, nisën për në Adriatik dy kolona, ndërkohë krijuan dhe hodhën në veprim“ Grupimin e Lumës”, për ta nënshtruar atë me objektiv për të dale në Dibër, për të siguruar kështu krahun verilindor të pushtimit të bregdetit të Adratikut nga ana e tyre. Në repartet ushtarake për pushtimin e Lumës u angazhuan rreth 21.800 trupa. Përballë operacioneve pushtuese të ushtrisë serbe, u mblodhen rreth 2000 luftëtarë shqiptarë të krahinave të Lumës, Hasit, Vërrinit, Opojës e Gorës, si dhe të atyre që ishin tërhequr nga thellësitë e Kosovës, 600 trupa nga krahina e Dibers sebashku me 2 topa dhe disa grupe nga malesia e Gjakoves. Duke pasur parasysh pozitat gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan në vijën frontale: Malësia e Gjakovës, Has, Qafa e Zhurit, Vërri, Sharr dhe Opojë. Beteja e parë e përgjakshme në kufijtë e Lumës u zhvillua në Qafë të Zhurit dhe vijoi deri në Grykën e Morinës. Në këtë lokalitet ushtria serbe për 2-3 ditë rresht pësoi goditje të rëndë, duke lënë në fushëbeteja shumë të vrarë e të plagosur dhe armë. Pas këtij dështimi, ushtria pushtuese serbe në shenjë hakmarrje, në fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarë, të cilët më pas i dërguan në Prizren me qëllim që të ushtrohet presion. Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme që i bënin luftëtarëve lumjanë, nga fusha e Morinës e deri në Përbreg, hap pas hapi u futën në brendësi të Lumës, deri në Bicaj dhe u dislokuan në hapsirat fushore të këtij fshati. Tërheqja e luftëtarëve shqiptarë u bë jo vetëm për shkak të epërsisë serbe në numër të ushtarëve dhe në armatim të rëndë, por me këtë rast u përdorë procesi luftarak taktik: qëndresa – thyerja – tërheqja, si ligje objektive të luftës, për ta futur armikun nëpër kurthe, në mënyrë që ta ndëshkonin më pas me mënyrat e tyre origjinale të luftimit. Në mëngjesin e 15 nëntorit 1912, Këshilli i Luftës dha urdhër për të sulmuar repartet serbe nga disa drejtime të frontit. Edhe pse ne kushte te keqija, lumjanët të lëshuar si ortek mbi forcat armike, në kodrat e Kolesjanit arritën t’i asgjësojnë qindra ushtarë serbë.
Ndërkohë për shkak të rezistencës së fuqishme, forcat serbe u tërhoqën nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricës dhe u pozicionuan në brigjet jugore të Shejës dhe në brigjet lindore të Drinit të Zi, ndërsa forcat shqiptare kaluan në vijën: fshati Mustafaj – Osmanaj – Bushat. Këshilli i luftës, pas një rigrupimi të forcave shqiptare në teren, më 16 nëntor pa ndërpre vazhdoi mësymjen drejt forcave serbe dhe përleshjet gjakosëse u zhvilluan kryesisht në krahun e majtë të përroit të Shejës. Pikërisht në këto çaste kritike për kurorëzimin e suksesit, në Lumë arritën dibranët të cilët në fushat e betejës sollën edhe 2 topa që dikur ua kishin zënë turqve. Ushtria serbe e qëlluar nga të gjitha anët, në panik braktisi fushëbetejën, duke lënë edhe shumë të vrarë e të mbytur në Dri dhe në përroin e Shejës. Për të përfituar nga situata e krijuar, Këshilli i luftës tashmë nga Kolesjani ishte zhvendosur në fushën e Zborit – Nangë, dhe aty përcaktoi dy drejtime sulmuese për ndjekjen e mëtejshme të pushtuesve serbë. Për të penguar vajtjen e forcave të reja serbe nga Prizreni në drejtim të Lumës, luftime të ashpra u zhvilluan edhe në trevën e Vërrinit. Në vijën Dobrusht – Qafa e Zhurit – Billushë – Lez – Leskovec, pati luftime ballore dhe anësore. Repartet serbe në këto luftime përpiqeshin që të çanin vijën frontale në Vërri, me qëllim të depërtimit në Opojë e Gorë prej nga mendohej të sulmoheshin nga prapa lumjanët, mirëpo nuk patën sukses. Në kulmin e qëndresës për vdekje a liri, Këshilli Komandues i Luftës sipas vendimeve të marra në një mbledhje, më 17 nëntor 1912 nisën operacionet goditëse në të gjitha frontet e luftës. Repartet ushtarake serbe u përpoqën të rigrupohen e të pozicionohen sërish në Kodrën e Galipës e në Zbor të Nangëve, por këto përpjekje gjithashtu dështuan keq. Luftimet përfundimtare u zhvilluan në brigjet e lumenjve Drini i Bardhë – Drini i Zi, ndërsa ato me të përgjakshmet në Kullë Lumë. Kapja e Kullës së Lumës me luftime të përgjakshme shënonte pragun e fitores së betejës.
Forcat shqiptare, në mbrëmjen e ditës së 17 nëntorit, pasi arritën të pozicionohen në vijën: Drini i Bardhë – Uki i Vjerrë – Gjegjën – Shpati perëndimor i Koretnikut – Bardhoc, sulmuan karvanin me qerre, me kafsh tërheqëse të mbeturinave serbe që tentonin të tërhiqeshin në drejtim të Prizrenit. Konsullata britanike në Shkup njoftoi në fund të shkurtit 1913 se serbet kishin humbur 8 batalione me mbi 2000 burra. Shqiptarët raportuan vetëm 109 viktima. /traditat, instagram /InforCulture.info