Duke gatuar ju mund të keni bërë rrobat tuaja me vaj dhe kjo është vërtet shqetësuese, pasi vaji nuk është i lehtë për t’u hequr.
Dritare.net do ju tregojë sot dy mënyra të thjeshta sesi ju mund të largoni njollat e vajit në rroba, duke përdorur kripë ose sodë.
Me kripë
Ndërsa ju po përpiqeni të hiqni njollat e vajit, ndoshta kripa nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje. Hidhni në rrobë pak kripë dhe 4 pika alkool, pastaj ushtroni forcë fërkimi, duke treguar kujdes. Pastaj lajeni rrobën dhe do na besoni kur të shikoni se njolla do të jetë zhdukur
Me sodë
Thoni lamtumirë njollave të vajit, duke përdorur sodë. Ajo që ju duhet të bëni, është të lagni njollën me pak ujë, pastaj të vendosni sodën sipër. Pastaj fshijeni atë me një peshqir të pastër dhe do shikoni se njolla është zhdukur./E.B-dritare.net