Një shpallje në një nga gazetat kosovare në vitin 1990, përmbante një njoftim që duket se nuk ishte lexuar më herët një i tillë. Shpallja në gazetë përmban titullin “Distancohemi nga babai!”, ku përmes një letre disa familjarë nga qyteti i Vushtrrisë distancohen nga babai i tyre për një arsye shumë të rëndësishme për kohën. Arsyeja ishte se babai i tyre kishte shkuar në vendin e tij të punës në kohën kur shumica e popullit shqiptar në Kosovë vendosën ta sabotojnë punën për ta kundershtuar regjimin serb, që fillimisht me suprimimin e autonomisë, dhe shtimin e masave të dhunshme ndaj shqiptarëve kishte filluar ripushtimin e Kosovës. Në shpallje shkruan si vijon:
Distancohemi nga babai!
Me këtë letër njohtojmë opinionin kosovar dhe më gjerë se publikisht distancohemi nga babai ynë Hakif Mehmeti, i cili, me 3 shtator, ditën e grevës së pergjithsme, të parës së këtij lloji në historinë e Kosovës, u paraqit në punë në NSH IT “Polet” në Vuçitërnë.
E denojmë ashpër një veprim të tillë të isht babait tonë, nga i cili, prej tani jetojmë të ndarë fizikisht dhe ideologjikishr, sepse ai e fitoi epitetin “Shqiptar i ndershëm”.
Të distancuarit:
I biri Bashkimi dhe anëtarët tjerë të familjes Mehmeti nga Vuçitërna
Fotografia është marrë nga profili i Shkëlzen Gashit në Facebook. /InforCulture.info