6.1 C
Pristina
Saturday, July 31, 2021
Home KURIOZITETE Çfarë ndodh nëse nuk fle gjumë për 24 orë?!

Çfarë ndodh nëse nuk fle gjumë për 24 orë?!

Me shumë gjasa, pas kësaj nate pa gjumë do të ndihesh i/e përgjumur. Do jesh gjithë kohës, duke u zënë me veten dhe të tjerët, pra do të irritohesh shpejt. Do bëhesh më emocional/e, si pasojë e situatave me viktimizim të vetvetes dhe kuptohet nga doza e lartë e vetëshfajsimit. Do e gjesh të vështirë edhe kryerjen e gjërave që zakonisht i bën me symbyllur, ngaqë përqendrimi do ketë firot e veta dhe do të mungojë, sa më shumë të kalojnë orët. Gjerësisht, gabimet do të ndjekin njëri-tjetrin, aq sa do të të duket e pamundur të bësh gjënë e duhur në çastin e duhur, kjo ngaqë përkeqësohet kujtesa, ose më saktë aktualizimi i saj (memorja≅0). E lidhur ngushtë me këtë që sapo thamë, pasoja tjetër e rëndësishme në vijim është që do të vështirësohet gjykimi i drejtë në rrethana të ndryshme. Do keni një mal me mëdyshje për të mbajtur mbi supe, kjo ngaqë të bie aftësia për të marrë vendime shpejt. Proceset kimike që ndodhin ndërkohë në organizëm, të vendosin në një garë me pengesa, sepse të rritet prodhimi i hormoneve të stresit, të cilat janë kortizoli dhe adrenalina, të cilat ndryshe quhen hormonet e “stresit”.

Çfarë ndodh nëse nuk fle gjumë për 24 orë?!

Nëse ushqeheni ashtu siç nuk duhet: shmangni vaktet, rendni për gjëra të ëmbla, merrni kafe apo pije energjike me doza elefanti, bëhuni gati për më shumë: – do t’ ju rritet maksimalisht sheqeri në gjak. Nëse puna apo aktiviteti juaj përfshin edhe sforcimin fizik (sado i vogël qoftë ai), do ndjeheni sikur po tërhiqni një kamion, në malore ama. Kjo si rrjedhojë e tensionit të shtuar mbi muskujt tuaj, ngathtësi mirë se vjen.

As me kaq nuk mbyllim, sepse edhe gjërat e vogla, ato që bëhen me symbyllur, do të jenë kaq të mundimshme, si pasojë e moskoordinimit të lëvizjes së dykahëshme “sy-dorë”. Do jeni shumë pak i pranishëm, edhe nëse ju thërrasin emrin për të 10-tën herë, ju nuk do të përgjigjeni, sepse dëgjimi juaj do jetë përpëlitur shumë dhe do ketë filluar mosbindjen. Në kushte ideale, në një univers paralel ndoshta, do bënim mirë të flinim një gjumë luani dhe t’i thoshim vetes, ti e meriton këtë trajtim të mirë.

Çfarë ndodh nëse nuk fle gjumë për 24 orë?!

Po ja që nuk e kemi luksin të flemë, duhet të shkojmë në punë, të shkojmë në ritmin e zakonshëm, të ngasim makinën për të shkuar nga pika A në pikën B, (me shumicën e shqisave jashtë funksionit) e për pasojë të bëhemi burim aksidenti apo të përfshihemi në një të tillë.

Çasti është mbartës i fatalitetit. Mjafton një i vetëm e bëhemi pjesë e statistikave mbi humbjet e jetës në rrugë në terma afatgjatë dhe e kronikës së zezë në terma afatshkurtër. Çfarë tragjedie është humbja e një jete të shtrenjtë njerëzore!!!

Po nëse nuk fle 2 ditë (48 h)?!

Të gjitha simptomat e mësipërme do të dyfishohen dhe përkeqësohen. Lodhja, turbullimi mendor dhe humbja e kujtesës afatshkurtër, do të jenë edhe më të dukshme. Trupi hyn në periudha ‘pavetëdijeje’, të cilat quhen ‘microsleep’, në shqip, periudha mikrogjumi, më troç dremitje. Këto periudha zgjasin deri në disa sekonda.

Kini parasysh që këto shqetësime shfaqen, herë më shumë e herë më pak, tek të gjithë personat që kanë fjetur keq ose pak në këto ditë e muaj të shqetësuar nga lajmet mbi pandeminë.

Çfarë ndodh nëse nuk fle gjumë për 24 orë?!

Nëse kombinohen dhe me gjendje ankthi të shtuar mund të shfaqen dhe në përmasa më të dukshme e më shqetësuese. Prandaj duhet ruajtur durimi dhe kur të mundeni të flini në mënyrë natyrale, pa qetësues, për të kompensuar mangësitë që sjellin net të shqetësuara dhe ditë të ngarkuara. Shmangni bisedat me frikë, ankth e tension në sy të fëmijëve dhe kini parasysh që emocionet tuaja përçohen pa filtra edhe te më të vegjlit. Bëni durim edhe kjo do të kalojë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dosja/ Musine Kokalari! Gruaja e 88 dosjeve, që i rezistoi 20 viteve burgim

Në arkivin e Shtetit ruhen 88 dosje për gruan e fortë që i rezistoi 20 viteve burgim dhe internimit të dhimbshëm në...

Gjëja më e keqe është të qëndrosh me persona që të bëjnë të ndihesh vetëm!

“Gjithmonë kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është vetmia. Nuk është! Gjëja më e keqe është të qëndrosh me...

Sipas një studimi pushimet ndikojnë në mirëqenien tonë

Në fakt, studimet shkencore tregojnë se pushimi nga rutina e përditshme është thelbësor për një shëndet të mirë fizik dhe emocional.

Ja se çfarë përmban dokumenti i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër mbi Reformat e kërkuara nga shqiptarët te...

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Maj 2020 “L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një...

Recent Comments