Kjo skedë e shkruar me dorë, është skicë ligjëratash e bërë nga Eqrem Çabej, i cili mes viteve 1971 – 1974, ligjëroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. “Gjuhët indoeuropiane dhe grupimi i tyre” është titulli. Atë kohë, Çabej vinte në Prishtinë dy herë në vit: në maj për të dhënë leksione dhe në dhjetor për provime. Çabej përgjohej nga sigurimi i Jugosllavisë madje edhe gjatë ligjëratave. Këtu ai shihet mes kolegëve dhe studentëve. Më 2008, ligjëratat e Çabejt të incizuara me magnetofon që u ishin shpërndarë studentëve si dispencë e shaptilografuar, u botuan me titull: “Hyrje në indoeuropianistikë: Leksionet e Prishtinës”. Sot, emri “Eqrem Çabej” është emri që mban rruga në krah të kampusit universitar, duke qenë kështu edhe emri i rrugës së adresës për Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin Filologjik. Për t’mos u harruar.
antropologjiup #historishqip #trashëgimishqip
Marrë nga Durim Abdullahu, grupi në FaceBook “Departamemti i Antropologjisë / UP /InforCulture.info