Feri Arifi, historian nga Vitia
STUDIM PËR KALAN ILIRE TË MJAKUT
Kalaja ilire e fshatit Mjak rezulton të jetë i ndërtuar qyshë para shekullit IV-V p.e.s). Gjendet mbi minjeren e njohur Samakova, karshi Liskovicës, Kalaja e Mijakut, përmban disa emra të rëndësishme të historisë. Është interesant kjo kala nga banoret vendorë quhet Kalaja Ilire. Nga banorë të ardhur quhet kalaja Rimit, nga sllavet quhet Kalaja Virani. Mirëpo pozicioni topografik i kësaj kalaje kurë shkruhet për te, peizazhi natyror i saj është mjaft i vështirë për ti ra në gjurmë kësaj kalaje, por dhe është i pa kuptushem nëse dikujt i thu se këtu gjindet një kala, njerzit që nuk e dinë, por si konfigurim që është në këtë vend, kjo kala është shumë domethanse për vendin aty ku gjindet. Mirëpo ajo ma arkitektonikja që është e ndertuar dhe e menduar mirë, ta quaj një kala bash në kët vend, objekt ky për ta ruajtur popullaten nga sulmet e hershme në një vend të pa dukshëm, me vlera të padiskutueshme arkeologjike për kohen e hershme historike. Pra në muret fortifikuese të këtij objekti ndjekin izohipset të ndryshme të terrenit në këtë vend, duke rrethuar një sipërfaqe rreth dy tre hektar vend në trajte trekandshi apo këmbe në zgjatje nga lindja e jugperendimi. Burimet shkrimore për këtë kala flasin shumë pak, thuaja se vetem përmendet në menyr të ndryshme kalimthi, i pari njeri që shkruajti për këtë kala është Akademiku serb Atanasije Urosheviqi, i cili në librin e tij faqë 189 Gornja Morava i Izmornik botuar në Beograd më 1935 ndër të tjera thot: kjo kala është në Mjak dhe quhet Kalaja Virani, ose shqip “kalaja e shkretë”.
Unë duke studjuar këtë shkrim erdha në përfundim se burimet e Urosheviqit janë nga banorët e fshatit Mijak se ata i kanë treguar Urosheviqit: Kalaja ka mbet shkret, viran, duke menduar se Urosheviqi është shqiptar, sepse ai e zotronte shqipen ma mirë se shqiptarët, ishte nga Hoqa e Madhe e ndoshta shqiptar ortodoks, që kjo don të thot pas shumë betejave kjo kala është shkatrruar dhe ka mbet pa ndertuar nga banoret dhe nuk ka më banor aty, nuk banon kush. Unë në librin tim Tanusha në Rrjedhat e Historisë botuar në Tetovë 2015. faqe 26, 27, 50, aty afer kalasë duke vizituar terrenin dhe duke i par minjerat e arit afer në Samakovë dy kylometra nga kjo kalaja që ishin dhe ende vreheshin themelet e minjerave për përpunimin e arit dhe hekurit, ku ende ka zgjyre dhe sipas Hamdi Samakovës, kalaj kishte portat e saj deri vonë, kët e trgon djali Hamdiut, Arifi që i kishte treguar babai i tij, ku dhe ky sot ësht në moshën 83 vjeçare. Edhe Tefik Ajvazi, shkruan për ketë kala në librin e tij Vatrat e Shuara Atrore botuar në Ferizaj 2015 faqe 28, se kjo ishte Kalaja Rimit, duke menduar se edhe rimnjanët ishin Perandori shqiptare dhe ashtu ishte. Ndersa prap Feri Arfi në librin e tij Gjeohistoria e Vendbanimeve të Moravës së Binçës dhe Karadakut të Vitisë ku shkruhet për Mjakun përmendet Kalaja e Mjakut faqe 431, 432.
Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, evidentohet për herë të parë edhe kjo Kala me emrin në skripten e Fadil Reshatit, që i përket emrit të sotshëm Kalaja Ilire. Keshtu duke e studjuar kalanë dhe shtresat e murit të kalasë që janë mjaft të trasha mbi 1 meter siç shihet përbëhet nga tri horizonte banimi, ati të epërmit ku ka porten, të mesmit ku janë dhe puset për grumbullimin e ujit dhe ati të poshtmit që janë të lidhura njera me tjetren për vrojtim. Kjo kala siç duket i perkët përkatësisht periudhës hershme, dhe mundem lirisht ta quaj ndër kalat ma të vjetra të këti territori në malsi të Maleve të Zeza, se bashku më kalanë e Tërpezes, kjo kala është e vendosur me një vend shkëmbor të këtij vendbanimi shumë të pjerrt në anën veripërendimore, ndërsa nga ana juglindore ka një rrugë që vie shpative të kodres, ndërsa tjetera rrugë vie nga lumi i Tanushës dhe del aty të dera e kalas, kjo rrugë vie nga ajo kalaja e vogel që është tri kilometra larg në shpatijet e Tanushës dhe nga banoret quhet kalaja e vogël vrojtuse. Në anën Veriore nga Dardhat e Mjakut vie një rrug e gjër sa qe edhe sot hetohet se ka qen rrug shumë e gjër. Këtë shkrim apo studim e bëra për gjeneratatë e reja që po vinë pas nësh dhe u’a dedikoj atyre e jo moshës mbi 50 vjet që flasin pa lexuar kurr dhe pa studjuar asnjë libër apo shkrim. Kjo është një Kala e quajtur Kalaja Ilire e Mjakut ka shumë karakteristika interesnte të vjetersis së saj.
Kalaja e Mjakut është monument historik e kulturor e cila ndodhet në një fshetsi jo shumë të dukshme pra sidomos nga ana veriore. Ndërsa kalaja është e mbrojtur nga shkëmbit natyral, nga ana jug përendimore kurse në anët e tjera ma ekzaktësisht në atë lindore është e pa pashme. kjo kala është e rrethuar me mure, të cilat mund të ndiqen pothuaj në të gjithë gjatësinë e kësaj kalaje por jo mure të ndertuara mirë, sot shihet ajo gelqerja po si të ishte e ndertuar sot.
Siç shihet nga teknika e ndërtimit e atyre mureve dhe elementeve të saj gurore mbrojtëse krahasuar me tjerat kala dhe fortifikime të tjera, kjo mund të datohet shumë kohë para sh.k. IV-V para erës sonë.
Kopjimi është i ndaluar pa lejen e autorit.