Dubai është shtëpia e një atraksioni tjetër, këtë herë, për hotelieri.
Në këtë qytet ka një restorant Sky.
Çfarë e bën atë unike?
Ky restorant u ofron mysafirëve të tij një përvojë të paharrueshme dreke në qiell. Gjegjësisht, restoranti është projektuar të vendoset në një platformë të mbajtur nga një vinç.
Ka vend për 22 persona në tryezë, dhe ndodhet në një lartësi prej 50 metrash.
Kohëzgjatja e kësaj përvoje është e kufizuar në një orë e gjysmë.