Në një libër të botuar në vitin 1690 në Angli hedh dritë mbi origjinëne familjes Kastrioti, më poshtë po publikojmë këtë fakt marrë nga: Alexandre Calame e Anne de La Roche-Guilhen (Romancière Huguenote 1644-1707) botuar në Genève në vitin 1972, faqe 42.43.
Materiali i përkthyer nga frengjishtja në shqip marrë nga origjinali.
Ja çfarë shkruhet:
***
Siç ishte normale me punën e një autori në Londër, Skënderbeu i Madh nuk kishte shumë kohë që të priste një përkthim në anglisht. Dy vjet pas botimit origjinal, një N.V. kushtuar nga Zonja Jephons përkthimin e saj të The Great Scaderbeg: një novel. Done out of French, dhe botuar në Londër, 1690, shtëpia R. Bentley’s.
Ajo është pjesë në koleksionin e dymbëdhjetë volumeve, Novelat moderne të Bentley’s.
Shumë vonë, në 1721, Samuel Croxall jep një përkthim të ri të quajtur Scanderbeg the Great: Translated from the French original. Ky përkthim i përkushtuar nga Zonja Mary Chamber, vajza e Lady Berkeley, u botua nga John Watts në një koleksion të ri: A Select Collection of Novels. Gjithë koleksioni u ribotua në vitin 1729.
Skënderbeu është një histori e re 178 faqe, e bazuar në jetën dhe dashurinë e një princi shqiptar nga shekulli i XV, Gjergji, i biri i Gjon Kastriotit, shef i Mirditës së Shqipërisë katolike. Kryeqyteti i saj është Croye në Shqipëri (Kruja e sotme në shqip ose Ak-sarai në turqisht). Dorëzuar peng i sulltanit nga babai i tij, Gjergji i ri merret në Kostandinopojë emri mysliman Skënder (Aleksander) nën titullin Beg, i cili shpesh do të keqkuptohet dhe do të shqiptohet Berg. Princi i ri rebelohet kundër Sulltan Muratit, merr përsipër, në 1443, kreu i shqiptarëve, rikthehet në Krishterim dhe fiton shumë fitore mbi turqit përpara se të vdiste në 1468. Legjenda e këtij heroi, e transmetuar në Perëndim nga kronika latine e Barletit përkthuer në francë nga Jacques de Lavardin në 1576 dhe ribotuar pastaj dhjetë herë para 1621, u bë një letërsi popullore në të gjitha shtetet e Europës.
***