Ka vlerësime të ndryshme mbi numrin e shqiptarëve në Turqi, por nuk ka shënime të sakta statistikore mbi këtë. Në rradhë të parë sepse Turqia në regjistrimet e veta statistikore nuk I shënon sit ë veçantë, por të gjithë ata që nuk deklarohen si turq I shënon si të tjerë ose ardhacakë. Të tjerë atje janë dhe kurdët ( vlerësohet se janë rreth 12 milionë). Megjithatë, në saje të disa iniciativave dhe hulumtimeve të mëhershme shkencore te ne në Kosovë, numri i shqiptarëve në Turqi, të vetëdijshëm për përkatësinë e vet kombëtare, që flasin gjuhën shqipe dhe që janë të gatshëm të ndihmojnë popullin e vet, vlerësohet në mbi një milion ( më saktë, rreth një milion e dyqindmijë veta). Ky numër mund të kontestohet por nuk mund të kontestohet historia e tyre 500 vjeçare në kuadër të Perandorisë Osmane ( do të ishte interesant të vlerësohet numri hipotetik i shqiptarëve të asimiluar gjatë kësaj periudhe).


Ukshin Hoti, Filozofia e çështjes shqiptare, fq.104-105.

Arbëriaonline /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here