6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI “Rruga e Eneas”, gati projekti i itinerarit të ri në gjurmët e...

“Rruga e Eneas”, gati projekti i itinerarit të ri në gjurmët e heroit

Një itinerar i mrekullueshëm i quajtur “Rruga e Eneas” i cili risjell udhëtimin mitik të mitit trojan të rrëfyer nga Virgjili i Greqisë së lashtë.

Në këtë itinerar që përfshin pesë vend hyn edhe Shqipëria dhe projekti tashmë është certifikuar nga Këshilli i Europës.

Në tërësi janë 45 itinerare që janë certifikuar nga ky organ, ku i pari ishte ai i “Camino de Santiago në 1987”, qëllimi i të cilave është zbulimi i trashëgimisë arkeologjike, fetare, artistike dhe zona me vlera natyrore. Ky certifikim i Këshillit të Europës do u jepet rrjeteve që promovojnë kulturën, historinë dhe kujtesën e përbashkët europiane.

Lexo edhe- Butrinti pjesë e “Rrugës së Eneas” projektit për përhapjen e vlerave të Mesdheut

“Rruga e Eneas” ëshë rruga e parë arkeologjike-detare që nis në Turqi dhe arrin në Europë përmes një harte të jashtëzakonshme: Eneida e Virgjilit. Në fakt, ka një domethënie të saktë gjeografike të të gjitha fazave deri në mbërritjen në Romë.

Ai përfshin Turqinë, Greqinë, Shqipërinë, Tunizinë dhe Italinë me një shteg prej 21 fazash kryesore që prekin 6 vende të Unesco. “Rruga e Eneas” prek disa qytete mesdhetare: Troja, Antandros, Ainos-Enez (Turqi), Delos dhe Kretë, Ishujt Strofadi dhe Azio (Greqi), Butrint (Shqipëri), Castro (Pulia), Crotone (Kalabri), Ngushtica, Bregu i Ciklopit, Trapani Segesta dhe Erice (Siçili), Kartagjena (Tunizi), Capo Palinuro, Cuma-Pizzoli (Campania), Gaeta dhe Lavinium (Lazio) dhe pikërisht Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments