Miti dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit: Ishte inxhinieri e lartë apo vetëm propagandë?

Në Nju Jork, në dhjetor 1944 përhapet papritmas zëri i një sulmi të afërt gjerman në metropol, të udhëhequr nga disqe fluturuese që transportonin armë bërthamore.

Denoncimet e New York Times

Në të njëjtën kohë, New York Times raportoi lajmin e një “sfere misterioze që qëndronte pezull në ajër” dhe publikoi fotot e objekteve të paidentifikueshëm me shpejtësi shumë të lartë. Sipas artikullit, disa londinezë i kishin parë këto disqe duke fluturuar. A ishte fantazi e pastër? Jo. Ne tani e dimë se ato nuk ishin krejtësisht të pabaza. Nazistët ishin me të vërtetë duke punuar në armë të reja. Dhe në mesin e këtyre ishin disqet fluturuese.

Armët “V”.

Ushtritë aleate kishin zbarkuar në Normandi një vit më parë, Fronti gjerman perëndimor po i afrohej kolapsit përfundimtar, por pavarësisht nga kjo, amerikanët kishin frikë se gjermanët ishin në gjendje të shmangnin humbjen e menjëhershme përmes përdorimit të armëve të fshehta. Makineria propagandistike e Joseph Goebbels, ministër i Propagandës, kishte për qëllim të bindte njerëzit gjermanë të besojnë deri në fund tek fitorja.

Hitleri në të vërtetë kishte nisur disa muaj më parë,që në shtator të vitit 1944, në Londër raketa legjendare V2, të projektuara nga Verner fon Braun. Raketat ishin tmerrësisht efektive: me radarë, që arrinin objektivin në vetëm 5 minuta pas nisjes, pa qenë në çdo mënyrë të mundshme për të parashikuar ardhjen.

Në propagandën naziste, shkronja “V” e akronimit “V2”  korrespondonte me fjalën “vergeltung” – hakmarrje. Edhe pse në fund të luftës, të ashtuquajturat armët “V” ende nuk ishin teknikisht gati për përdorim, sepse në disa raste ata kishin shumë potencial, aq shumë sa që Bashkimi Sovjetik dhe SHBA bazoheshin tek të dhënat e këtyre armëve për të krijuar të tyret. Armë të tjera “V”, krijoheshin në fillim vetëm për të kënaqur fantazitë e selisë së Fyhrerit. Për këtë qëllim, i ashtuquajturi “disk fluturues i Rajhut të Tretë”, i njohur edhe me inicialet “V7”, luajti një rol të veçantë

Propaganda

Pas disfatës në betejën ajrore në qiellin anglez në vitin 1940, Hermann Goering, ministër i Aviacionit, ishte nën presion. Në vitin 1941 ai thirri të gjithë ekspertët, duke u kërkuar atyre për të punuar në zhvillimet e reja që do të siguronin superioritetin e ajrit në Gjermani. Ishte pikërisht këtu ku lindi miti i diskut fluturues si një armë sekrete. Në fazën e planifikimit, në fakt, ajo kishte modelin e një avioni në formë disku me fluturim vertikal.

Kjo është e vetmja foto (dhe dizajni i projektit) që është gjetur nga testimi i armës sekrete të Hitlerit

Për këtë ide punuan dy ekipe të ndara: Richard Miethe gjerman, inxhinier aeronautike, dhe Giuseppe Belluzzo italian, specialist në turbina, fabrikat e avionëve në Bratislavë dhe Dresden. Kolegët Habermohl Otto dhe Rudolf Schriever në fabrikat e makinave Skoda në Pragë. Të parët që arritën objektivin ishin grupi i atyre në Pragë.

Lindja e mitit

Në mars të vitit 1944 ata përfunduan testin e parë të suksesshëm. Në fluturimin përurues, avioni kishte fluturuar më shumë se 2.000 kilometra në orë.

Çfarë është e sigurt është që Ministria e Propagandës vlerësoi ngjarjen dhe njoftoi zhvillimin e armëve të reja. Dhe kjo ishte hera e fundit që nazistët treguan shenjat e projektit “disk fluturues.”

Çfarë ishte me të vërtetë? Shumica e dokumentave rreth diskut më vonë kanë humbur apo janë shkatërruar gjatë viteve të fundit kaotike të luftës, ndërsa 15 muajt misterioze të testit të fluturimit para armëpushimit ishin të mjaftueshme për të përhapur mitin e disqeve fluturuese super të shpejtë. Peter Pletschacher, historian i aviacionit, thoshte se në të vërtetë bëhej fjalë për një “luftë psikologjike”.

Rindertimi i testit te pare diskut fluturues nazist V7

Shpejtësitë e supozuara “në atë kohë ishin të pamundura, krejt absurde”, tha  Pletschacher, por sipas tij propaganda kishte efekte të jashtëzakonshme tek armiqtë .

Hitleri në Antarktidë?

Pas luftës, miti i disqeve fluturuese të Rajhut kishin pësuar një zhvillim autonom, duke u ngritur gjithnjë e më shumë pikëpyetje. Shumë nga figurat kryesore të regjimit nazist ishin strehuar në Amerikën e Jugut dhe ndoshta atje filluan të qarkullojnë thashetheme se Hitleri dhe pasuesit e tij kishin arritur në Antarktidë me diskun fluturues. Atje, qëndronte i fshehur në tunele të gërmuara nën akull, duke pritur që të kthehet në Gjermani.

Kulmi i komplotit u arrit me historinë imagjinare që Hitleri ishte tërhequr e kishte shkuar në Hënë me disqet e tij fluturues dhe atje priste ditën e hakmarrjes. Udhëtimi në hapësirë do të ishte bërë i mundur nga një teknologji unike, me makinerinë e quajtur “Vril”, e cila mund të arrijë shpejtësi deri në 40.000 kilometra në orë.

Lindja e UFO-ve

Fantazia nuk kishte kufij. Në vitin 1947, pilotët amerikanë u betuan se kishin hasur objekte fluturuese të paidentifikuara: UFO-t. Madje dhe Forcat Ajrore thanë se ishin përfshirë në një luftë me një disk. Kështu, kur radioja dha lajmin e rrëzimit të një UFO-je në Rozuell (Nju Meksiko), u përhap panik.

UFO-t nëndetëse

Paranoja e UFO-ve në vitet ‘40 u reflektua në frikën e ekzistencës së disa objekteve të paidentifikuar nëndetëse. Kishte zëra se ishin parë objekte disqe që ecnin nën ujë, dilnin në sipërfaqe, ngriheshin në ajër dhe pastaj ktheheshin në det. Qytetarja gjermane Lars Fischinger iu përkushtua studimit të fenomenit dhe studio ngjarjet e dëgjuara në 50 vitet e fundit.

Mania e UFO-ve, pas Luftës së Dytë Botërore u ushqye nga të njëjtët persona që flisnin për disqet fluturuese. Në vitet ’50, Rudolf Schriever i tha revistës gjermane Der Spiegel testimin e bërë në Pragë: “Disqet fluturuese nuk janë lojë fëmijësh. Ata kanë një rëndësi të madhe për zhvillimin e teknikës së fluturimit”.

Historia e Schriever kishte dhënë efektin e vet. Kanadaja kërkoi të rindërtojë diskun fluturues nazist. Rezultoi dështim. Që atëherë për armën sekrete gjermane nuk është folur më./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here