Sa herë që mendojmë se e njohim planetin ku jetojmë, Toka na dhuron surpriza, shpesh herë të këndshme.

Si në rastin e 280 peizazheve mahnitëse të fotografuara nga një mjeshtër si gjermani Michael Poliza, që ka udhëtuar në skajet më të largëta për një pamje, një kontrast, një emocion.

Libri fotografik i Michael Poliza, The World.

Fotografi që ka përmbledhur në librin që nuk mund të mos quhej The World (Toka). Më poshtë janë dhjetë prej tyre, nga më domethënëset.

Tre luanesha pranë liqenit Ndutu në parkun kombëtar të Serengetit, në Tanzani
Lava e vullkanit Erta Ale, në Etiopi
Grup pinguinësh në Antarktidë
Shkëmbinjtë në Parkun Kombëtar të Purnululu, në Australinë veriore
Pyjet e rizoforës në Phang Nga Bay, në Tajlandë.
Varka në tregun ujor të fshatit Nampan, në Birmani
Pamje dramatike e vullkanit Hálendið, në malet e Islandës
Lindja e diellit në liqenin e kripës që ndodhet në Salar de Uyuni, në Bolivi
Në ishujt e largët Kurili, në jug të Kamçatkës ruse, zogjtë e quajtur “uritë e Brunnich” fluturojnë nga një shpellë magjepse, ndërsa dielli është pas tyre
Një ari dhe një person duket sikur takohen, në qytezën e Churchill, Kanada

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here