Sot, më 18 maj, në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve: Republika e Srbiseë duhet të kthejë sa më parë thesarin e grabitur të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës!
Aktualisht, Republika e Kosovës duhet të rritë fushatën e saj për të siguruar kthimin e objekteve të rëndësishme kulturore që u plaçkitën jo vetëm nga Muzeu i Kosovës, sidomos gjatë viteve 1989-1999, të cilat edhe sot e gjithë ditën mbahen në Beograd. Koleksioni i grabitur përmban rreth 677 objekte arkeologjike të luajtshme, të cilat sipas Republikës se Serbisë janë “huazuar” nga Galeria e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë (Galeria SANU) në vitin 1999 për ekspozitën “Thesari Arkeologjik i Kosovës”, si dhe 571 artefakte etnologjike. Përveç kësaj, një numër i madh i objekteve janë plaçkitur edhe nga muzetë e qyteteve të tjera të Kosovës.
Është e njohur nga historia se, plaçkitja e një trashëgimie kulturore kombëtare ka për synim për të mohuar identitetin e një kombi, si dhe lëndimin e shpirtit të tij duke e privuar nga mundësia për të shprehur identitetin kulturor – kombëtar. Megjithatë, edhe ata që kanë plaçkitur thesarin kulturor, që përcakton identitetin kombëtar të të tjerëve, gjithësesi duhet ballafaqohen me ligje ndërkombëtare që i referohën jo vetëm mbrojtjës së trashëgimisë kulturore, por dhe ligjeve që i referohën rrezikimit të një komunitetit të cakatuar shoqëror. Aq më tepër, kjo plaçkitje e thesarit muzeor të Kosovës nga Serbia përveç objektivit, që të privonte Kosovën nga ndjenja e identitetit kombëtar, ajo synonte përvetësimin e trashëgimisë historike të tjetrit për të treguar kështu dominimin e vet (serb) karshi kontinuitetit iliro-arbëror-shqiptar të zhvilluar gjatë shekujve në arealin e Kosovës, rast ky unik në botë!

Jahja Drancolli /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here