Shqiptarët nëpër fshatra nuk kishin xhamia dhe as shkolla. Tash në fshatrat e mëdha ka xhamia dhe shkolla, mirëpo as njëra e as tjera nuk vizitohen. Në shkolla mësimi zhvillohet në gjuhën turke. Në xhamia shikojnë vetëm të vjetrit ditëve të Premte. Gratë nuk shkojnë në xhamia. Çdo fshat i madh e ka imamin e vet (Hoxhën).Në Rugovë kur merrnin avdes nuk i zbathnin opingat, por ato vetëm me dorë të lagur i fërkonin ato, këtë metodë e kishte aprovuar Mulla syla, dhe kjo konsiderohej se ka marr avdes. Mirëpo kur Mulla Syla u plak dhe nuk ishte i aftë për ta mbajt detyrën e hoxhës, në vend të tij erdhi një hoxhë, nga viset e skajshme të Turqisë tamam turk. Hoxha i ri i shikonte rugovasit se si po merrnin avdes dhe e pyet Mulla Sylen, përse rugovasit e ty se kanë mësuar që para se të marrin avdes ti zbathin opingat. Mulla Syla nuk ishte i drejtë ndaj këtij qortimi, dhe hoxhës së ri I përgjigjet: Me vështirësi kam arritur deri me tani, a ti nëse je më i mirë hiqja mendjen dhe këpucët e le të shkojnë zbathur. /InforCulture.info
