Shpërngulja e shqiptarëve në trojet e Bullgarisë së sotme ka një histori të gjatë. Ekzistojnë burime që tregojnë se shqiptarët kanë jetuar në Bullgari që në kohën e mesjetës.

Disa nga ardhësit e parë shqiptarë në Bullgarinë moderne ishin të besimit romak katolik ose ishin minatorë në Kopilovtsi, Montana Province, një fshat në afërsi të një qendre të madhe minierash Chiprovtsi. Kopilovtsi u krijua midis shekullit të 15 dhe të 17, kjo bazuar në të dhënat mbi një kishë katolike të ndërtuar në fillim të shekullit te 17. Ndryshe nga popullata katolike në fshatrat e tjerë të rajonit, vendasit nga Kopilovtsi kanë qënë me origjine shqiptare.

Në vitin 1626 Kryepeshkopi i Tivarit, Pietro Masarechi shprehet se ajo pjesë e bullgarëve katolike janë shqiptarë (Albanesi), Saxons dhe Paulicians. Sipas peshkopit bullgar Petar Bogdan, në vitin 1640 Kopilovtsi kishte 1.200 katolikë të origjinës shqiptare që ende flisnin në gjuhën shqipe.

Në një raport tjetër të vitit 1647, Petar Bogdan gjithashtu rreshton 1.200 shqiptar katolike në Kopilovtsi, por shënon se ata kanë nisur të përdorin sllavishten. Në vitin 1658, Petar Bogdan shkruan se janë mbi 1.500 shqiptare në Kopilovtsi që flisnin bullgarisht dhe u kishin mbetur disa gjurme të gjuhës së tyre të origjinës. Kopilovtsi, se bashku me Chiprovtsi, u shpopullua me shkatërrimin e Kryengritja e Chiprovtsi në 1688.

Banorët e parë shqiptarë në veri të Bullgarisë nuk ishin vetëm katolikë. Në një letër të vitit 1595 dërguar Princit të Transilvanisë, Ragusa merchant Pavel Đorđić shënon se “në Bullgari ka disa fshatra të banuar nga shqiptarë, në të cilët 7.000 ishin burra të zotë dhe të trajnuar mirë të cilët mund të thirren ushtarë”. Në të njëjtën letër, Đorđić shprehet se 1.500 nga këta shqiptar jetojnë afër Tarnovo.

Në fakt, toponimi Arbanasi, një fshat në afërsi të qytetit Tarnovo, është një informacion për ngulmin shqiptar në këtë vend. Arbanasi ishte i populluar (ose i ripopulluar) në vitet e vona të shekullit të 15 dhe si një fshat autonom nga ana administrative në Perandorinë Otomane tërhoqi shumë të ardhur. Është hamendësuar se ngulitësit e parë duhet të kenë qënë rreth 100–200 shqiptar që ishin sjell gjatë kohës së fushatës së Bayezid II në Shqipëri.

Vende të tjera në veri të Bullgarisë ku prezenca shqiptare ka qënë fort e ndjeshme janë Chervena Voda afër Rousse, Poroishte afër Razgrad, Dobrina afër Provadia dhe Devnya afër Varna.

Mbas Pavarësie së Bullgarisë nga sundimi Perandorisë Otomane në 1878, mbërritën shumë shqiptare si emigrantë politik. Një organizatë patriotike e shqiptarëve në Bullgari, Longing, u krijua më 1 janar 1893 në Sofje dhe si fillimi kishte 53 anëtare. Një shtyp në gjuhën shqipe u krijua menjëherë pas saj; përmes kalendarëve dhe gazetave, shtëpia botuese publikoi vepra të rëndësishme patriotike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfshirë dhe botimet e vëllezërve Naim Frashëri dhe Sami Frashëri.

Shqiptarët nga Diaspora në Bullgari kanë pasur një kontribut të cmuar në Rilindjen shqiptare dhe zhvillimin e kulturës së vendit.

Shqiptarët janë një pakicë e klasifikuar si grup etnik në Bullgari. Sipas regjistrimit të vitit 2001 ishin vetëm 278, por numri i tyre i vërtetë është shumë më i lartë dhe ka qenë edhe në të kaluarën. Mes shekullit të 15 dhe 17, grupe shqiptarësh nga të dy besimet si katolik edhe ortodoks u vendosen në disa pjesë të Bullgarisë veriore, dhe një grup më i vogël të ardhurish në Thrakinë jugore.

Vendosja e shqiptarëve bëhej kryesisht në kryeqytetin e tanishëm të vendit, në Sofje. Sipas Bobi Bobevit dhe Thoma Kacorit, në fund të shekullit XІX në Sofje kanë banuar më shumë se 500 familje shqiptar.

Në Bullgari tani nuk ka shumë shqiptarë në dallim të kohëve të shkuara por veprimtaria e rilindësve shqiptarë ka lënë gjurma të rëndësishme në kulturën bullgare. Nga viti 1994 në Universitetin e Sofjes punon Dega e Ballkanologjisë në të cilën qindra studentë kanë mësuar dhe vazhdojnë të mësojnë gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare. Të rinjtë nga Mandrica nuk kanë harruar origjinën e tyre dhe përtërijnë kulturën shqiptare të fshatit. Jo pak shqiptarë të rinj studiojnë në Universitetet bullgare dhe formojnë koloni të vogla në qytetet kryesore bullgare. Në këtë mënyrë, lidhjet shqiptaro-bullgare ruhen dhe zhvillohen edhe në shekullin e ri.

Mandrica është një fshat në Bullgari ku ende flitet shqipja e vjetër

Mandrica është strukure në mënyrë mahnitëse në bregun e djathtë të lumit Bjalla (Lumi i bardhë), në pjesën lindore të malеve Rodope, në vetë kufirin me Greqinë. Fshati ka ruajtur bukurinë, pamjen e tij autentike dhe gjuhën e vet që nga viti i largët 1636. Duke u bazuar mbi një mbishkrim të vjetër fshati është themeluar pikërisht në atë vit.

Një legjendë tregon se fshati është themeluar nga tre vëllezër shqiptarë nga fshati Vithkuq, që ndodhet jo larg qytetit të Korçës. Vëllezërit kanë qenë barinj të mëdhenj. Ata kanë furnizuar ushtrinë osmane me qumësht, mish dhe produkte të tjera në rrugëtimin e saj për në Edrene. Ashtu vëllezërit dhe familjet e tyre kanë udhëtuar bashkë me ushtrinë, duke arritur Edrnenë.

Ali Pasha ka dashur t’i falënderojë tre burrat dhe u ka propozuar të zgjidhin një vendbanim të përshtatshëm për bagëtinë e tyre. Ato fshatra janë bërë pronë të tre barinjve dhe pas kësaj të banorëve të sotëm të fshatit të Mandricës.

Me kalimin e kohës gjatë lëvrimit të tokës janë gjetur shumë byzylykë, pllaka, unaza dhe sende të tjera të cilat dëshmojnë për jetën mbi këto vende.

Pasi që familjet janë vendosur në fshat, ato kanë ndërtuar një baxho ose mandër. Tepricën e produkteve të qumështit ua kanë shitur fshatarëve në fshatrat fqinje. Blerësit kanë thënë se i kanë marrë produktet nga “mandra”, siç e kanë quajtur fshatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here