Uji më i vjetër në botë është zbuluar nga studiuesit në Kanada.

Një kërkim 17-vjeçar në minierën “Kidd Creek Mine “të Ontario zbuloi lëngun që ishte bllokuar midis shkëmbinjve për 1.6 miliardë vjet, sipas ekipit në Universitetin e Torontos.

Pasi vizituan për herë të parë “Kidd Creek” në 1992, gjeologia Barbara Sherwood Lollar dhe kolegët e saj do të ktheheshin në vend shumë herë gjatë viteve, në kërkim të ujit të bllokuar brenda shkëmbinjve të zonës së vjetër të minierave.

Ekipi i saj bëri kërkime 2.4 km nën tokë, i udhëhequr nga aroma e veçantë e ujit të lashtë, i cili është dhjetë herë më e kripur se uji i detit.

Sondimi i tyre tani ka prodhuar një nga vëzhgimet më të thella dhe më të gjata shkencore për lëngje dhe mikrobiologji në botë.

Shishja tani ruhet në Muzeun Kombëtar të Shkencës të Kanadasë, si artefakti më i vjetër ndonjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here