6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home KURIOZITETE Lufta në kohën e Neandertalëve: Si specia jonë luftoi për epërsi, për...

Lufta në kohën e Neandertalëve: Si specia jonë luftoi për epërsi, për më shumë se 100.000 vjet

Nicholas R. Longrich – Universiteti i Bath

Rreth 600 000 vjet më parë, njerëzimi u nda më dysh. Një grup qëndroi në Afrikë, për të evoluar në atë që jemi ne sot. Grupi tjetër u drejtua përmes tokës në Azi, më pas në Europë për t’u bërë Homo neanderthalensis – Neandertalët. Ata nuk ishin paraardhësit tanë, por një specie motër, që evoluoi paralel me ne. Ne mahnitemi me neandertalët për atë që ata na tregojnë për veten tonë – kush kemi qenë dhe kush mund të ishim bërë. Të tundon paraqitja e tyre në terma idilikë, teksa jetonin paqësisht me natyrën dhe njëri-tjetrin, si Adami me Evën në Eden. Nëse është kështu, ndoshta sëmundjet e njerëzimit – sidomos territorialiteti ynë, dhuna, luftëra – nuk janë të lindura, por shpikje moderne. Biologjia dhe paleontologjia japin një panoramë më të errët. Larg nga të qenit paqësorë, Neandertalët ishin me gjasë luftëtarë të aftë dhe të rrezikshëm, që konkurroheshin vetëm nga njeriu modern.

Gjahtarët më të mirë

Gjitarët mishngrënës të steresë janë territorial, sidomos gjahtarët në grup. Njësoj si luanët, ujqërit dhe Homo Sapines, Neandertalët ishin gjahtarë që vepronin në grup. Këta gjahtarë, duke qëndruar në krye të zinxhirit ushqimor, kanë pak kërcënime nga gjahtarë që i gjuajnë, kështu që mbipopullimi çon në konfliktin mbi zonat e gjuetisë. Neandertalët u përballët me të njëjtin problem; nëse specie e tjera nuk kontrollonin dot numrin e tyre, do të kishte konflikt. Ky lloj territorialiteti ka rrënjë të thella te njerëzit. Konfliktet territoriale janë po ashtu të shpeshta te të afërmit tanë më të ngushtë, shimpanzetë. Shimpanzetë meshkuj shpesh bashkohen për të sulmuar dhe vrarë meshkujt nga bandat rivale, një sjellje shumë e ngjashme me luftën e njeriut. Kjo nënkupton se agresioni i kryer në bashkëpunim evoluoi si sjellje në paraardhësin e përbashkët tonin dhe të shimpanzeve, 7 milionë vjet më parë. Nëse është kështu, Neandertalët do të kenë trashëguar të njëjtat prirje drejt agresionit të koordinuar.

Shumë njerëzor

Lufta është një pjesë natyrale e të qenit njeri. lufta nuk është një shpikje modern, por një pjesë antike, themelore humanitetit tonë. Historikisht, të gjithë njerëzit kanë luftuar. Shkrimet tona më të vjetra janë të mbushura me histori lufte. Arkeologjia ka zbuluar fortesa dhe beteja antike dhe vende të masakrave prehistorike që shkojnë pas në mijëra vjet.

Të luftosh është njerëzore – dhe Neandertalët ishin shumë të ngjashme me ne. Ne kemi kafkë dhe anatominë skeletore shumë të ngjashme si dhe ndajmë me ta 99.7% të ADN-së. Nga sjellja ata ishin në mënyrë befasuese të ngjashëm me ne. Ata përdornin zjarrin, digjnin të vdekurit e tyre, modelonin zbukurime nga guackat e detit dhe dhëmbët e kafshëve, bënin vepra arti dhe tempuj guri. Nëse Neandertalët zotëronin kaq shumë nga instinktet tona krijuese, ata me gjasë ndanin po ashtu edhe shumë prej instinkteve shkatërruese.

Të dhënat arkeologjike konfirmojnë se jetesa e Neandertalëve vetëm paqësore nuk ishte. Neanderthalensis ishin gjuetarë të aftë të një game të madhe preje, që përdornin heshta për vrarë drerin, bizonin, cjapin, e madje edhe rinocernotin dhe mamuthët. Kjo përgënjeshtron besimin që i mendon se ata do të hezitonin të përdornin armët nëse familjet dhe tokat e tyre do të kërcënoheshin. Arkeologjia sugjeron se konflikte të tilla ishin diçka e zakonshme. Lufta prehistorike ka lënë shenja të qarta. Një goditje me shkop në kokë është një mënyrë efikase për të vrarë – hunjtë janë armë të fuqishme, precize dhe të shpejta – ndaj edhe Homo sapiensi prehistorik na dëshmon shpesh trauma në kafkë. Kështu ndodh edhe me Neandertalin. Një tjetër shenjë e luftës është fraktura e parakrahut që shkaktohet nga ruajtja ndaj goditjes. Edhe te Neandertalët shihen shumë shenja krahësh të thyer. Të paktën një i tillë nga Shpella Shanidar në Irak, ishte çarë nga një heshtë në gjoks. Trauma ishte veçanërisht e zakonshme në meshkujt e rinj neandertalë, sikurse ishin vdekjet. Disa lëndime mund të merreshin gjatë gjuetisë, por modelet përputhen me ato të parashikuara për një njeri të angazhuar në luftë tribale – një konflikt në shkallë të vogël, por intensiv dhe i zgjatur, luftëra të karakterizuara nga stili guerrillas i sulmeve dhe pritave, ku betejat janë të rralla.

Rezistenca e Neandertalëve

Lufta lë një shenjë të hollë në formën e kufijve territorialë. Evidenca më e mirë se Nenadertalët jo vetëm luftuan, por edhe shkëlqyen në luftë, është ajo se ata u përballën me ne dhe nuk u mposhtën menjëherë. Në të vërtetë për rreth 100 mijë vjet, Neandertalët i rezistuan ekspansionit të njeriut modern. Për cilën arsye tjetër na u desh kaq shumë ta linim Afrikën? Jo pse mjedisi ishte armiqësor, por sepse Nenadertalët tashmë po shtoheshin dhe dominonin në Europë dhe Azi. Është shumë e pangjashme që njeriu modern takoi Nenadertalin dhe vendosi të jetonte dhe linte të jetonin. Përveç të tjerave, mjafton edhe fakti se rritja e popullsisë i detyron pashmangshmërisht njerëzit të kapin më shumë territor, për të siguruar sipërfaqe të mjaftueshme për të gjuajtur dhe kërkuar ushqim për fëmijët e tyre. por një strategji ushtarake agresive është po ashtu një strategji e mirë evolucioniste.

Në të vërtetë për mijëra vjet, ne duhet të kemi provuar luftëtarët e tyre dhe për mijëra vjet ne vazhduam të humbim. Në armë, taktikë, strategji ishim thuajse njësoj. Neandertalët ndoshta kishin avantazhe taktike dhe strategjike. Ata zotëronin Lindjen e Mesme për mijëra vjet, duke marrë padyshim njohur për terrenin, stinët, si të jetonin në bimësinë dhe kafshët e atyshme. Në betejë, konstrukti i tyre masiv, muskuloz, do t’u ketë dhënë aftësi shkatërruese luftarake në luftime të afërta. Sytë e tyre jashtëzakonisht të mëdhenj me gjasë i kishin pajisur me aftësinë për të parë në pak dritë, duke mundësuar manovrimin për prita në errësirë dhe sulme në agim.

Sapiensët fitimtarë

Në fund, ngërçi u thye dhe peshorja ndryshoi kah. Ne nuk e dimë se pse. Është e mundshme se shpikja e armëve superior me rreze veprimi përtej luftimit trup më trup – harqet, hedhësit të heshtave, shkopinjve – i mundësoi Homo Sapiensit që ishte me përmasa më të vogla të godiste nga distance Nenadertalin masiv duke përdorur taktikën godit dhe ik. Ose ndoshta teknika më të mira gjuetie dhe kërkimi ushqimi i mundësoi sapiencës të ushqejnë fise më të mëdha duke krijuar superioritet numerik në betejë.

Edhe pasi homo sapiensi primitive çau rrethimin e Afrikës rreth 200 mijë vjet më parë, u deshën më shumë se 150 000 vjet për të pushtuar tokat e Neandertalëve. Në Izrael dhe Greqi, homo sapiensi në arkaik  në fillim mori territor, për t’u tërhequr vetëm ndaj kundërsulmeve të Neandertalëve, pak përpara se një ofensivë finale e Homo Sapiensit, që nisi 125 000 vjet më parë, t’i eliminonte ata. Kjo nuk ishte një luftë rrufe, siç mundet të mendojë dikush që i di Neandertalët për paqësorë apo luftëtarë inferior, por një luftë e gjatë llogoreje. Në fund ne fituam. Por kjo nuk erdhi sepse ata ishin më pak të gatshëm për të luftuar. Në fund, me shumë gjasë ne vetëm se u bëmë më të aftë në luftë sesa ata.

Burimi: The Conversation

Përkthimi: ResPublica

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments