Plagjiati i instrumentit të hershëm shqiptar nga serbët lakmitar, që çdo gjë e huaja që ka vlerë ta përvetësojnë si të vetën, duke e regjistruar si të “tyre” edhe në UNESK, me të drejtë ka nxitë reagime të shumta në opinionin shqiptar dhe komunitetin kulturor, por edhe tek instituacionet shqiptare në dy anët e kufirit.
Me këtë rast po jap edhe një reagim të historianit të shquar shqiptar Matheu Aref, i cili përkujton se: “Ky instrument muzikor (Lahuta) ka qenë pjesë e trashëgimisë kulturore Pellazgo-iliro-Shqiptare që shumë mijëvjeçarë përpara ardhjes së Sllavëve jugorë në Ballkan në shekullin e shtatë PAS erës sonë. Është një gabim shumë i rëndë nga ana e Unesko-s që t’i atribuohet padrejtësisht serbëve këtë trashëgimi shqiptare. Unesko do t’i duhet t’i përgjigjet këtij akti të paligjshëm (jo i justifikuar nga specialistët ndërkombëtarë dhe i vendosur në mënyrë arbitrare) përpara institucioneve ligjore ndërkombëtare”.
Dua të shtoj se jo vetëm meshkujt, por edhe gratë shqiptare i kanë ra këtij instrumenti, madje deri në ditët tona. Sa për ilustrim po jap ca foto që kam regjistruar qoftë në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 2015, apo edhe në Zvicër, ku rapsodia Ajshe Muriqi – Feta, ekzekuton në këtë instrument duke e shoqëruar nga eposi i këngëve epike shqiptare.
Sa për ilustrim po sjelli emrin e lahutarit të më të vjetër shqiptar i cili sivjet është ndarë nga jeta në moshën 107-vjeçare. E ky është lahutari Gjok Nonaj, rapsodi më i vjetër, unik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë e më gjerë. Ai për herë të fundit është ngjitur në skenë në festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 2015. Ardhja e lahutarit 105-vjeçar qe vlerësuar si një risi e festivalit, ku për herë të parë lahutarët e familjes Nonaj, Gjoka e Lumturija janë bërë bashkë duke kënduar në Gjirokastër.
Nëse këtij grupi i shtojmë edhe lahutistën, Ajshe Muriqi – Feta, dele që vetëm në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës pati 4 lahutistë! Dëshmi kjo se edhe në trojet e edhe në mërgatën shqiptare jeton lahuta e vjetër shqiptare, që u përcoll nga antika brez pas brezi, e që serbët u përpoqën ta përvetësojnë si të vetën.

Marrë nga Rexhep Rifati, profili në Facebook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here