6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KËSHILLA Ju del gjumi çdo natë në të njëjtën orë? Mësoni cilat janë...

Ju del gjumi çdo natë në të njëjtën orë? Mësoni cilat janë problemet shëndetësore që mund të keni

Ju ka ndodhur të zgjoheni për disa net rresht në të njëjtën orë? Mund të duket rastësi, por mjekësia tradicionale kineze (TCM) mund të ketë një shpjegim dhe një zgjidhje për ju.

Çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet.

Disa organe bëjnë punën më të madhe gjatë natës dhe arsyeja pse zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor, ndaj mos e neglizhoni.

Gjatë fazave të para të gjumit, sistemi endokrin ribalancohet, ndërkohë që enët e gjakut bëhen më aktive. Kjo do të thotë se çdo problem shëndetësor i lidhur me sistemin imunitar, tiroiden, gjëndrat veshkore ose metabolizmin mund t’ju mbajnë zgjuar. Vështirësia për të fjetur në këtë orë mund të jetë gjithashtu shenjë e stresit ose ankthit gjatë ditës.Reklamë

Për të përmirësuar kualitetin e gjumit në këtë fazë, mund të praktikoni meditimin, jogën ose ushtrimet relaksuese.

23:00-01:00 — Gurët në tëmth

Tëmthi prodhon një lëng i quajtur bile, që nevojitet për tretjen dhe absorbimin e të gjitha yndyrave që konsumojmë gjatë ditë.

Zgjimi në këtë orë të natës mund të paralajmërojë për gurë në tëmth ose se duhet të ulni konsumin e yndyrave e të konsumoni ato të shëndetshme.

01:00-03:00 —Mëlçia

Gjatë kësaj kohe, trupi pastrohet vetë, duke hequr mbetjet nga gjaku dhe indet e tjera, prandaj zgjimi në këtë orë mund të tregojë për nivele të larta të toksinave në trup, që duhet të përpunohen nga mëlçia.

Që ky organ të funksionojë siç duhet, pini më shumë ujë dhe kufizoni alkoolin dhe kafeinën.

03:00-05:00 — Mushkëritë

Mushkëritë janë organet e para që fillojnë të mbushen me oksigjen duke e transportuar atë në sisteme të tjera për t’u përgatitur për një ditë të re.

Nëse zgjoheni rreth orës 3:00 deri 5:00 të mëngjesit dhe keni simptoma të tilla si kollë, teshtima ose bllokim të hundëve, paralajmërojnë për probleme shëndetësore si ftohja ose gripi ose një dietë e varfër.

05:00-07:00 —Zorra e trashë

Gjatë këtyre orëve të mëngjesit, energjia është e përqendruar më shumë në zorrën e trashë për të pastruar mbetjet nga trupi. Nëse keni ndonjë çrregullim në këtë organ, mund të përjetoni kapsllëk, shtim në peshë ose plakje të parakohshme.

Që zorra e trashë të funksionojë siç duhet dhe për të rregulluar ciklin e gjumit, duhet të tendosni muskujt, të pini shumë ujë ose të shkoni në tualet pasi të zgjoheni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments