Denzel Washington është aktor i famshëm amerikan, producent dhe drejtor filmi. Gjatë karrierës së tij ka fituar mjaft çmime, duke përfshirë tri çmime Golden Globe, dy çmime Academy Awards.
Washington për intrepretimet e tij ka fituar Golbin e Artë dhe çmimin e lakmueshëm Oskar, me filmin Training Day, ku ai luan rolin e policit të kompromentuar së bashku me Ethan Hawke; për këtë film ai fitoi çmimin Oskar në vitin 2001.
Me talentin e tij, Denzel Washington ka arritur të menaxhojë dhe tërheqë audiencën si dhe të garantojë suksese në kinema për pothuajse të gjithë filmat e tij.
Për fitimin e Oskar-it, ai ka shkruar një pasazh të shkurtër shumë interesant, në të cilin bisedon me nënën e tij pasi që e ka fituar çmimin.
Këtë pasazh jua sjellë KultPlus më poshtë.
Familja ime ishte e pasur shpirtërisht. Nëna ime, që i ka 90 vjet, më ka mësuar që t’i mbaj këmbët për toke. Kur e fitova Oskarin e parë ajo më tha: ok, tani shko derdhe bërllokun. /KultPlus.com