6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home SHKENCË/TECH Shënimet sekrete të Njutonit: Kërkoi Ditën e Fundit te piramidat në Giza

Shënimet sekrete të Njutonit: Kërkoi Ditën e Fundit te piramidat në Giza

Isak Njutoni shpesh konsiderohet si shkencëtari i parë modern, por që gjithashtu ishte i interesuar për gjëra pak më të ndryshme – piramidat dhe Ditën e Fundit.

Fizikani me famë botërore, ligjet e lëvizjes dhe gravitetit të të cilit më vonë do të dominonin kuptimin tonë të universit fizik për shekuj, ishte i pari që theu dritën e bardhë dhe tregoi një spektër ngjyrash.

Përveç kësaj, ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke hulumtuar tema alternative “nga ana tjetër e shkencës” dhe ishte veçanërisht i interesuar për apokalipsin e mitologjisë Judeo-Christian.

Disa nga shënimet e tij për fundin e botës, të djegura nga zjarri që shkaktoi qeni i tij kur përmbysi qiriun do të shiten në ankand. Më shumë se 375,000 dollarë amerikanë janë ofruar tashmë për to.

Shënimet përshkruajnë me hollësi interesin e Njutonit për piramidat në Giza, si dhe për njësinë matëse egjiptiane të njohur si “bërryli mbretëror”. Ai besonte se nëse do mund të përcaktojë sasinë e kësaj njësie, kjo mund ta ndihmojë atë të pastrojë teoritë e tij të gravitetit dhe të “zhbllokojë” sekretet e gjeometrisë që do ta lejonin atë të parashikonte fundin e botës.

“Ai po përpiqej të gjente prova për teorinë e tij të gravitetit, por gjithashtu besohej se egjiptianët e lashtë ruanin sekretet e alkimisë që ishin humbur ndërkohë”, tha specialisti i dorëshkrimeve i Sotheby, Gabriel Heaton për BBC.

Sigurisht, në kohën kur ai po shkruante artikullin që pritet të dalë në ankand, shumë prej atyre ideve u konsideruan heretike dhe nuk mund të botoheshin, prandaj u ndanë vetëm privatisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments