Një betejë me fund të përgjakshëm është zhvilluar në Parkun Kombëtar Luangwa në Zambia mes një luani dhe një bualli.
Luani, me një peshë rreth 200 kilogramë sulmoi i vetëm një buall me peshë rreth 860 kilogramë, një pre aspak e lehtë për të.
Fotografi Matt Armstrong-Ford filmoi betejën që zgjati rreth një orë dhe përfundoi me luanin e përgjakur, pasi u sulmua me brirë disa herë nga bualli.
Buajt meshkujt konsiderohen si një nga kafshët më të rrezikshme të Afrikës. Brirët e tyre krijojnë një mburojë aq të fortë që njihet si “shefi”.
Disa iu referohen këtyre buajve si “vdekja e zezë” ose “krijuesit e vejushave” sepse raportohet se ata vrasin 200 njerëz në vit.