Një shtet me një popullsi më shumë se 11 milionë banorë. Kontrolli i ekonomisë nga shteti pothuajse e ka falimentuar qeverinë, e cila zotëron pothuajse të gjitha mjetet e prodhimit. Ajo renditet ndër të më ulëtat e të gjitha shteteve në Amerikën e Jugut dhe të Veriut sa i përket lirisë ekonomike. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitet ’90 shkaktoi një krizë të rëndë ekonomike në Kubë. Ndërkohë, 3 ditë më parë, Raul Castro dha dorëheqjen si sekretar i parë i Partisë Komuniste të Kubës, duke i dhënë fund dinastisë Castro.
Koreja e Veriut
Një shtet me një popullsi më shumë se 25 milionë banorë. Në këtë shtet udhëhiqet në bazë të ideologjisë Juche, e cila përkthehet në vetëbesim. Koreja e Veriut mbetet shteti më i izoluar në botë. Shumë qytetarë në Korenë e Veriut vuajnë nga kequshqyerja.
Kina
Një shtet me një popullsi më shumë se 1,4 miliardë banorë. Kina mbetet një nga shtetet më të fuqishme në botë. Kina luan një rol kryesor në rajon, por edhe në të gjithë globin. Pas pandemisë, përplasjet me SHBA janë rritur ndjeshëm, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë pandemia në zhvillimet e mëtejshme në këtë shtet.
Vietnami
Një shtet me një popullsi më shumë se 98 milionë banorë. Reformat ekonomike dhe politike kanë nxitur një rritje të shpejtë të ekonomisë. Gati 45 milionë banorë i shpëtuan varfërisë nga viti 2002 deri në vitin 2018, sipas Bankës Botërore. Shumë kompani kineze janë duke u zhvendosur në këtë shtet, gjë e cila ka sjellë më shumë vende pune. Në ndryshim nga vendet e tjera. Vietnami nuk vuan sanksionet apo mungesa e investimeve.
Laosi
Një shtet me një popullsi më shumë se 7 milionë banorë. Edhe ky shtet drejtohet nga një parti e vetme, e cila ka sjellë një rritje të lehtë ekonomike gjatë viteve të fundit. Që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Laosi është mbështetur te Japonia, Kina, Malajzia, por edhe Franca.