Kur Stalinit i vdiç gruaja e tij e parë, në funeralin e saj , ai tha vetëm 2 fjali :
“Kjo krijesë e ëmbël arriti të zbuste zemrën time prej guri, ajo vdiq, dhe bashkë me të, vdiq edhe ndjenja ime e fundit për racën njerëzore”
Jozef ose Josif Visarionoviç Stalin (18 dhjetor (S.V. 6 dhjetor) 1878[1] – 5 mars 1953, mbiemri lindjes: Xhugashvilli) ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953. Duke mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai ishte efektivisht diktatori i shtetit.
Stalini ishte një nga shtatë anëtarët e Byrosë së parë Politike, e themeluar në vitin 1917 për të menaxhuar Revolucionit Bolshevik, së bashku me Leninin, Zinovievin, Kamenievin, Trockin, Sokolnikovin dhe Bubnovin. Midis revolucionarëve bolshevikë që morën pjesë në revolucionin rus të 1917, Stalini u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë në 1922. Ai më pas arriti të konsolidojë pushtetin pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 duke zgjeruar funksionet e rolit të tij, dhe duke eliminuar çdo opozitë. Ai mbeti sekretar i përgjithshëm derisa u hoq në vitin 1952, njëkohësisht duke shërbyer si kryeministër i Bashkimit Sovjetik nga viti 1941 e më pas.
Nën sundimin e Stalinit, koncepti leninist i “socializmit në një vend të vetëm”, u bë një parim qendror i shoqërisë sovjetike, në kundërshtim me pikëpamjen e Leon Trockit, që socializmi duhet të përhapet përmes revolucioneve të vazhdueshme ndërkombëtare.