GJURMË NGA SERBIZIMI I POPOLLATËS SHQIPTARE


Qazim Namani


Të nderuar miq, nga të dhënat në terren dhe literatura e hulumtuar shihet qartë se popullata shqiptare është serbizuar në dekadat e fundit të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.
Siç shihet në fshatin Hajnoc jetonin familje shqiptare të krishtera. Nga vet autorët serbë është shkruar se familja e krishterë Buzoki nga Moçara është vendosur të banoj në Hajnoc. Mbiemrin Buzuku e mbajnë edhe sot disa familje shqiptare nga fshatrat e Malësisë së Galabit.
Përveç kësaj familje shqiptare në Moçare, dhe në fshatin Bostan deri në shekullin XX, gjejmë familje të krishtera shqiptare me mbiemër Qollaku.
Gjurmë të lashtësisë, përveç mureve të kishës paleo-kristiane dhe Kullës afër saj, janë ruajtur edhe toponimet SELISHTA dhe KULINA, që tregojnë gjurmë të hershme nga periudha e antikitetit.
Është më interes të dihet se në Hajnoc jetonin edhe disa familje të krishtera me mbiemër Kallaba.
Është më rëndësi të ceket se, në këtë fshat është ruajtur edhe toponimi për ujin e familjes KALLABA. Një degëzim nga familja shqiptare KALLABA, edhe sot jetojnë në fshatin Rogoçicë, afër me Hajnocin.
Gjatë hulumtimeve në terren, ne e kemi hasur edhe një familje serbe, që e tregonte origjinën e saj nga Siarina, që ishte vendosur në Hajnoc, në fillim të shekullit XIX. Gjatë bisedës ne e kuptuam se, edhe kjo familje kishte pasur origjinë shqiptare, por se ishte vendosur në Hajnoc, para se të islamizoheshin shqiptarët e fshatit Siarinë.
Nga gjithë këto dëshmi kuptojmë se familjet e krishtera shqiptare, u serbizuan gjatë shekullit XIX dhe XX. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here