Gjatë shfarosjes në masë të hebrenjve,  Xhemal Veseli ishte një nga shumë myslimanë që strehoi hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ilanit Chernick, e cila është një reportere nga Jeruzalemi ka treguar me detaje, historinë se si shqiptari mori dhe strehoi shtatë hebrenj.

Familja hebreje Mandil, shpëtoi nga pushtimi nazist në Jugosllavi në prill 1941, duke ikur në Shqipëri, e cila në atë kohë ishte e pushtuar nga Italia.

“Vëllai im ishte një fotograf në Tiranë kur takoi një grup hebrenjsh që arritën nga Kavaja. Ishte rastësi që njëri prej tyre ishte edhe fotograf kështu ai do të kërkonte punë në dyqanin fotografie në Tiranë ” , -rrëfen Veseli.

Ndodhi që dyqani ku Moshe Mandil po kërkonte punë ishte në pronësi të një burri të quajtur Neshad Prizerini, i cili dikur kishte qenë nxënës i vetë Mandilit. Prizerini i ofroi Mandilit një punë dhe e ftoi atë, gruan e tij dhe dy fëmijët të rrinin me familjen e tij.

Në atë kohë, nxënësi i tij ka qenë vëllai i  Veseli, i cili erdhi  nga Kruja për të mësuar tregtinë.

“Kur nazistët pushtuan Tiranën, vëllai im më njoftoi që të vij dhe t’i çoj në Krujë. Unë shkova, dhe i çova në kopenë time të bagëtive në Krujë – ne i strehuam për pesë muaj “, -kujton Veseli.

Veseli më vonë solli tre anëtarë të familjes Ben-Josef në Tiranë duke fshehur të dy familjet në hambarin e tij. Ata mbetën me familjen Veseli deri në çlirimin e Shqipërisë në nëntor të 1944.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here