Tre variantet më të zakonshme të koronavirusit në Evropë rrisin rrezikun e shtrimit në spital, në pavijonet Covid dhe në kujdesin intensiv, madje edhe ndër më të rinjtë (nën 60 vjeç).

Kjo tregohet nga të dhënat në lidhje me variantin anglez, afrikano-jugor dhe brazilian, të analizuar në shtatë vende evropiane, përfshirë Italinë. Kërkimi është botuar në “Eurosurveillance”, revista shkencore e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

vaksinimi të paktën po ecën mirë,  ndonëse jo në të gjitha vendet. Amerika është ndër vendet lider ku numri qytetareve që kanë marrë kursin e plotë të vaksinës së koronavirusit ka arritur në 103 milionë, thënë ndryshe 31.2% të popullsisë së përgjithshme.

Te dhënat konfirmohen nga qendra kombëtare e menaxhimit të sëmundjeve infektive sipas të cilës 44% e qytetarëve kanë marrë të paktën një dozë, dhe numri i rasteve ditore të infektimit ka rënë me 16%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here