Këto janë mbetjet e një karroce tepër të veçantë me kuaj për dasma që përdorej në kohën e Perandorisë Romake në Italinë e sotme.

Karroca u zbulua në rrënojat e qytetit Pompei, që u shfaros nga vullkani dhe u mbulua nga Magma rreth vitit 79 pas Lindjes së Krishtit, duke vrarë 13 mijë njerëz.

Ato që e bëjnë këtë mjet më interesant janë zbukurimet në anët e tij me figura erotike. Arkeologët thonë se karroca dy vendëshe përdorej për të dërguar nusen në shtëpinë e bashkëshortit, ndërsa figurat ishin vendosur për t’i sjellë mbarësi çiftit të ri.

Për drejtuesit e zonës arkeologjike, bëhet fjalë për zbulimin më domethënës që prej nisjes së gërmimeve në shekullin e 16, në zonën që sot mbrohet nga UNESCO. Deri më tani janë zbuluar karroca që përdoreshin për transport udhëtarësh, por kurrë më parë për ceremoni të veçanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here