Si sot, në vitin 1906 lindi skulptori kroat Vanja Radauš (Vinkovci, 29 prill 1906 – Zagreb, 24 prill 1975), i njohur me skulpturat e t’ia në gjithë botën. U bë i njohur edhe në Shqipëri me skica të tij kushtuar Skënderbeut në vitin 1937!
Vanja Radauš u diplomua më 1930 në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb, klasa e skulptorit të madh Ivan Meštrović. Gjatë viteve 1931-32 vepronte edhe në Paris. Nga viti 1940 ai bëhet profesor në Akademinë e Arteve të Bukura 1945-69, ku drejtoi Punëtorinë Mjeshtërore për Skulpturë 1950-75. Ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë që nga viti 1947. Në fillim, ai u ndikua nga skulptorët, I. Meštrović, A. Rodin dhe É. A. Bourdelle. U bë i njohur edhe në Shqipëri me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Pavarësisë (1937), vit ky kur Qeveria e Zogut, kishte shpallur konkurs për ta ngritur përmendoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tiranë. Atëherë, skulptori tashmë i njohur, Vanja Radauš mori pjesë me dy skica, mirëpo, po në këtë Konkurs u përzgjedh boceti i bashkëvendësit dhe bashkëpunëtorit/bashkëautorit të tij të afërt, skulptorit të madh kroat e botëror, Аntun Augustinčić (1900-1979). Për shkaqe të pushtimit Italian të Shqipërisë (1939), monumenti i Augustinčić, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu“, mbeti i parealizuar, ndërsa boceti i përgjedhur sot ruhet në Arkivin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë, HAZU. Po këtu, fshihen edhe dy skica të Radauš (që jemi duke i postuar), që u vlerësuan lartë nga juria e përzgjedhur nga Qeveria e Shqipërisë!

Marrë nga profili në facebook i Jahja Drancollit /InforCulture.info

May be a black-and-white image
May be an image of monument

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here