Etnor Canaj
Siç dime marredheniet e Skenderbeut me venedikasit kane qene shume here konfliktuale dhe u desh nje paqe e nenshkruar prej Skenderbeut dhe Princerve Arberor me venedikasit ne 4 tetor te vitit 1448. Kjo paqe u neneshkrua mes paleve ne Lezhe ku sipas nje relacioni i cili gjendet ne Arkivat Veneciane dhe daton pikerisht 4 tetor 1448 ne palen arberore permenden emrat e Skenderbeut, Nikoll Dukagjinit, Pal Dukagjinit dhe ai i Aranitit (por moren pjese edhe disa princer te tjere) ndersa ne anen e venedikasve permendet Paolo Laoredano dhe Andrea Venieri. Gjithashtu marrin pjese peshkopi Albanensii (Arberor) Andrea si dhe abati Giorgio Pellino.
Mbas kesaj marreveshje kemi edhe nje rast tjeter qe marredheniet tensionohen dhe eshte pikerisht rasti kur Shasi i kalon Venedikut, por ne te kundert ne çka thuhet qe Shasi u mor prej venedikasve, ne te vertet, sipas nje letre diktuar dhe neneshkruar prej Skenderbeut, Shasin ai ua dha vet dhe nuk ia rrembyen.
Pjese prej letres te diktuar prej vet Kastriotit:
” “4 qershor 1459, ne Lezhe. Kopje e relacionit per token e Shasit bere prej te madherishmit Skenderbe shkruar prej zotit Lorenzo Moro, kapiten i bregdetit.
Viti i misherimit te Krishtit 1459 ne kater te muajit qershor ne keshtjellen e Lezhes, nen nderimin e zotit Lorenzo Moro kapiten i bregdetit, ambasador i shume te nderuares dhe zoterueses Venezia, une Skenderbeu per lajmin qe u dha prej rektoreve te Arberise per te nderuaren zoteruesen Venezia: qe hoqa dore prej tokes se Shasit per te nderuaren zoteruesen Venezia […] Dhe nuk eshte e vertet qe ma hoqi nga duart e nderuara zoteruesja Venezia, por e hoqa une nga duart e armikut te Krishtit si dhe te miat…”
Pra siç shohim Skenderbeu fillimisht çliron Shasin nga Osmanet dhe me tej ate ua jep Venedikasve me deshiren e tij edhe pse si perhere ne keto raste diçka duhet te kete marr ne kembim.
