Një shkollë në Dalmaci të Kroacisë ka vendosur të japë mësime në gjuhën shqipe, në kuadër të një projekti për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën e një komuniteti të vogël shqiptarësh, të njohur edhe si Arbanasi.

Drejtori i shkollës së mesme “Vladimir Nazor”, Rade Simicevic tha për BIRN se shkolla e qytetit bregdetar Zadar do të japë orë mësimi opsionale për 46 nxënës në dy klasa.

Komuniteti shqiptar emigroi për në Kroaci në shekullin e 18-të.

Ata vinin kryesisht nga veriu i Shqipërisë.

Sipas BIRN, ata flasin një prej dialekteve ose gjuhëve më të rralla në Europë.

Gjuha e tyre flitet nga rreth 300 deri në 500 persona.

Arbanasi kombinon elementë të dialektit geg, me dialektin dalmacian dhe pak elemente të italishtes.

Ata u larguan nga Shkodra kur peshkopi katolik Vincenc Zmajevic kundërshtoi islamizimin e Shqipërisë.

Lidhjet mes Kroacisë dhe Shqipërisë dhe marrëdhëniet miqësore mes tyre njihen prej kohësh.

Studiuesi Robert Elsie ka publikuar një fotoalbum nga Branimir Gushiq, pinjoll i një familje të vjetër kroate.

Ai udhëtoi në Shqipëri shpesh nga vitet 1930-1960.

Fotot e këtij albumi janë bërë në vitin 1947.

“Ky koleksion i fotografive të Branimir Gushiqit duket është bërë gjatë një vizite në Shqipëri rreth vitit 1947. Nga fotot, që për mungesë dokumentacioni nuk janë të gjithë të identifikuara, duket e qartë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin jo vetëm në veri, por edhe në jug të Shqipërisë: Elbasan, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Leskovik, Voskopojë, Korçë dhe Pogradec.Gjithmonë e varfër dhe e prapambetur, Shqipëria në vitin 1947 ishte ekonomikisht dhe shpirtërisht e shkatërruar pas luftës civile (1943-1944) dhe pas ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore (1939-1944). Pushtetarët komunistë të vendit kishin ndërprerë pothuajse tëra marrëdhëniet me Perëndimin. Edhe për këtë arsye, fotografitë e Branimir Gushiqit të vitit 1947 janë unike dhe të rëndësishme,” shkruan Elsie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here