6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KËSHILLA Tre sëmundje që do të shmangni nëse hani vakte të rregullta

Tre sëmundje që do të shmangni nëse hani vakte të rregullta

Një ushqim i shpejtë nuk është domosdoshmërisht i shëndetshëm.

Mënyra e të ngrënit, planifikimi, koha dhe frekuenca e vakteve janë elementë të pandashëm të një stili jetese të shëndetshme.

Një stil i tillë në vetvete e bën njeriun më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo ishemia, shkruan “AgroWeb”.

Këtë e thotë një dokument shkencor i publikuar në revistën “Circulation”, një publikim i Shoqatës Amerikane Të Zemrës.Reklamë

Sipas kësaj analize, koha dhe mënyra e të ngrënit ndikon në faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe ishemisë.

Si pasojë e stilit kaotik të jetesës, njerëzit nuk i përmbahen rregullit të tre vakteve në ditë.

Ata përshtaten me aq vakte sa mund të përballojnë gjatë ditës.

Kjo do të thotë, se në vend të të ngrënit një drekë të shëndetshme, shumë njerëz mjaftohen me diçka të shpejtë.

Një ushqim i shpejtë nuk është domosdoshmërisht i shëndetshëm.

Marie Pierre St-Onge, eksperte e Mjekësisë Ushqimore në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, shpjegon se oraret e ngrënies kanë efekt tek shëndeti.

Sipas saj ato ndikojnë tek ora e brendshme e trupit.

Për shembull, nëse njeriu ushqehet gjatë një faze jo aktive siç është gjumi, ora e brendshme ndërrohet duke ndryshuar metabolizmin e ushqyesve.

Në këtë mënyrë, njeriu mund të shtojë më shumë në peshë dhe të jetë i prekur nga inflamacioni.

Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës, por njerëzit sot nuk kanë shumë kohë për tu ulur në tavolinë e për të ngrënë siç duhet.

Heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare e shumë të tjerave. Përveç kësaj, këto sëmundje janë më të pranishme tek njerëzit që nuk janë të vëmendshëm ndaj orareve të të ngrënit.

Nëse njeriu i përmbahet orareve të ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës, mundet të parandalojë mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Njeriu duhet të jetë i vëmendshëm ndaj planifikimit të vakteve dhe përzgjedhjes ushqimore. Në këtë mënyrë, njeriu mund të shmangë ushqyerjen e nxitur nga emocionet.

Këto të fundit nxisin shumë episode të pakëndshme të ngrënies së tepërt, pavarësisht mungesës së urisë.

Një gjë e tillë rrit numrin e kalorive të marra. Nga ana tjetër ul sasinë e ushqyesve të domosdoshëm për mbarëvajtjen e organizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments