6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KËSHILLA Zbuloni 4 gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Zbuloni 4 gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elemente të rëndësishme: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.

Në këtë artikull do të mësoni për katër gabimet që bëni në nisjen e dietës, të cilët pengojnë suksesin e saj.

Zgjedhja e ushqimeve të lehta

Në ditët e sotme, tregjet janë të stërmbushura me produkte të ashtuquajtura të lehta që kanë pak kalori. Këto produkte janë pakëz gënjeshtare për vetë faktin se mund të kenë më pak kalori por kjo nuk do të thotë se nuk kanë sheqer ose yndyrë. Për shembull, lëngjet e gazuara që reklamohen si pa sheqer, padyshim që kanë sheqer, thjesht në forma të ndryshme.Reklamë

Për rënien nga pesha, hiqni dorë nga këto lëngje dhe pini ujë. Një shembull tjetër është lëngu i portokallit. Ai është krejt natyral ama në mungesë të fibrës është i gjithi sheqer. Portokalli është më efikas kur hahet dhe jo kur pihet.

Mosplotësimi i dëshirave të caktuara

Nëse i nënshtroheni një regjimi shtrëngues ushqimor, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga llastimi i vetes herë pas here. Nëse dieta juaj ndalon të ëmblat por juve ju pëlqen çokollata, ju nuk do reshtni së menduari për të. Kjo është e gabuar. Nuk duhet të hiqni dorë nga çokollata, por të zgjidhni atë që ka sasinë më të madhe të kakaos në përmbajtjen e saj. Mjafton pak çokollatë në ditë dhe trupi dhe mendja do të jenë të kënaqur.

Uria e vazhdueshme

Gabimi i tretë që bëjnë njerëzit që janë në dietë është se qëndrojnë gjatë në kthetrat e urisë. Dieta nuk ka të bëjë me urinë por me shëndetin. Hani më shumë fruta, perime dhe ushqime natyrale dhe mos lini nivelin e kalorive në një minimum të rrezikshëm. Nëse ju hani mbi 3 vakte në ditë – në sasitë e duhura dhe me ushqime të shëndetshme- jo vetëm që nuk do ju marrë uria, por edhe do të humbisni më shumë në peshë.

Mos merrni dieta në internet

Interneti është i tejmbushur me receta e dieta të ndryshme që premtojnë rënie të shpejtë nga pesha. Mos u gënjeni! Jo çdo dietë bën për ju. Nëse dëshironi të ndryshoni regjimin ushqimor, bëjeni këtë me ndihmën e një eksperti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments