Këshilltari i Administratës Amerikane për Shëndetësinë ose Kirurgu i Përgjithshëm, siç njihet Luther Terry, më 11 janar të vitit 1964, publikoi raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti”, ku thuhet se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin.

Kirurgu i përgjithshëm Luther Terry, shkruante në raport se pirja e duhanit është faktori kryesor që shkakton kancerin e mushkërive.

Një tjetër problem i ngritur në raport ishte shtimi, në përmasa alarmante i rasteve të sëmundjes së zemrës tek amerikanët që pinin duhan.

Shifrat e dhëna në raport për kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës korrespondonin me shtimin e numrin e njerëzve që pinin duhan.

Raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here