6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home KËSHILLA Mos e teproni me këtë mineral, ndikon në jetëgjatësi

Mos e teproni me këtë mineral, ndikon në jetëgjatësi

Një studim i fundit zbuloi një lidhje të mundshme midis niveleve të larta të hekurit dhe jetëgjatësisë. Studimi bashkoi të dhënat nga tre studime të mëparshme gjenetike, duke arritur një mostër të paparë prej më shumë se një milion njerëz.

“Duke përdorur gjenetikën, kemi zbuluar prova që tregojnë se nivelet e larta të hekurit në gjak , lidhen me një jetë më të shkurtër dhe më pak vite të jetuara me shëndet të mirë”, tregon autori kryesor i studimit dhe analisti i të dhënave Paul Timmers, nga Universiteti i Edinburgut në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit shqyrtuan ADN-në e individëve që jetuan një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, kundrejt atyre që përjetuan sëmundje të lidhura me moshën dhe madje edhe vdekjen në fillim të jetës. Tek faktorët që u shqyrtuan, studiuesit zbuluan se si ndikojnë gjenet për të metabolizuar hekurin në trup.

Kjo gjë që i bëri ata të hipotezojnë se nivelet e hekurit mund të luajnë një rol tek plakja. Studiuesit zbuluan se predispozita gjenetike ndaj niveleve të larta të hekurit (e cila është kryesisht jashtë kontrollit tuaj), rrit mundësinë për të zhvilluar sëmundje të lidhura me moshën dhe si pasojë të shoqërohet me një jetëgjatësi të reduktuar.Reklamë

Në thelb, ata me nivele të larta hekuri mund të kenë një rrezik të shtuar për të vdekur më të rinj. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të konsumoni më mish të kuq ose të eliminoni ushqimet e pasura me hekur, por t’ju inkurajojë të bëheni më të vetëdijshëm për nivelet tuaja të hekurit në gjak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në...

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një...

Recent Comments