Është shkruar vite më parë për një raport i Italisë drejtuar NATO-s në vitin 1960, ku qytetet Preveza, Suli, Filipias, Parga, Paramithia, Konica, Janina, Pogoni, Kosturi, Follorina, e kështu me radhë janë toka shqiptare që banohen nga 2/3 të popullsisë etnike shqiptare. Raporti i Italisë drejtuar NATO-s u pasqyrua në gazetat greke në fillim të vitit 1960 dhe më tej pati një reagim të ashpër nga ministri i jashtëm i Greqisë, Evangjelios Averof, i cili ishte vlleh me rrënjë nga fshati Meçovë i krahinës së Pindit. Ai i kërkoi qeverisë italiane ta anullonte menjëherë raportin dhe të jepte shpjegime të plota, madje të kërkonte ndjesë.

Ambasada italiane në Athinë bëri të qartë në një reagim paraprak që raporti nuk pasqyronte pikëpamjet e qeverisë italiane dhe se ky hetim i plotë ishte bërë me porosi. Raporti italian u konsiderua i pasaktë, i papranueshëm dhe anti-grek. Qeveria italiane u akuzua se ambasada e saj ka shpërndarë një njoftim në gjuhën shqipe, shoqëruar me një hartë të Shqipërisë së Madhe. Në shumë qytete të Greqisë u zhvilluan tubime anti-italiane.

Ne po sjellim faksimilet e dy gazetave greke “Iperiotikos Agon” dhe “Eleftheria” e majit 1960, ku pasqyrohen reagimet e Greqisë për raportin e Italisë drejtuar NATO-s që vendbanimet në fjalë janë toka shqiptare.

Ky raport i Italisë krijoi acarime pa precedent me Greqinë, pra dy vende anëtare të Paktit të Atlantikut të Veriut ishin futur në sherr për çështjen e tokave shqiptare në Çamëri dhe në pjesën e Greqisë së Veriut.

PR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here