Djali i aktorit shqiptar Bekim Fehmiu ,Uliks Fehmiu i cili ka trashëguar profesionin e të atit luan rolin kryesor në filmin “Porodica”(Familja) ku tregohet historia rreth arrestimit të Sllobodan Millosheviçit para se ta dërgonin në Hagë, shkruan InforCulture.info
Ky informacion bashkë me një fotografi është postuar në faqen në facebook “BESFORT VIDEO M1” , postim ky i cili është përcjellur me diskutime.
Diskutimi ka qenë rreth asaj se a do duhej që Fehmiu ta pranonte këtë rol , bazuar në tematikën e filmit.
Në këtë film dramatik Uliksi luan rolin e ish Kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, dhe filmi ka 5 episoda.