6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home KURIOZITETE Biblioteka më e vjetër në botë ku gjendet edhe Kurani i shkruar...

Biblioteka më e vjetër në botë ku gjendet edhe Kurani i shkruar në lëkurën e devesë

Biblioteka Al-Qarawiyyin ka qenë prej kohësh një vend i panjohur për banorët në Fez, Marok, pasi pak prej tyre kanë hyrë ndonjëherë në të. Hapur në vitin 859, mendohet të jetë biblioteka më e vjetër në botë dhe labirinti i dhomave të saj për shumë kohë u mbyll për të gjithë, përveçse për disa studiues dhe studentë.

Në vitin 2012, Ministria e Kulturës e Marokut vlerësoi se Biblioteka ishte në rrezik nga përmbytjet dhe një sasi e madhe uji që rridhte poshtë dyshemeve, që kishte dëmtuar edhe shumë libra të rrallë. Për të shpëtuar strukturën nga dëmtimet e mëtejshme, u ndërtua një sistem kanali nëntokësor për të çuar ujin në kanalizim.

U punua shumë që ambientet e Bibliotekës të hapeshin për publikun, sikurse u investua që një sasi e konsiderueshme e botimeve të vjetra të ruheshin, rregulloheshin dhe digjitalizoheshin. Këto libra të rrallë përfshijnë ndër të tjera një Kuran të shekullit të nëntë, të shkruar në Kufic (forma më e vjetër e kaligrafisë arabe) në lëkurën e devesë, që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve.

Ekspertët që u morën me restaurimin e kësaj biblioteke u shprehën në Cnn Travel se gjithmonë zbulonin hyrje të fshehta, dyer që të nxirrnin në oborre, dhoma sekrete etj. Një zbulim i spikatur për ta ishte një dhomë e fshehtë me një kupolë të shekullit të 12-të.

Biblioteka mendohet se u themelua nga Fatima al-Fihri, vajza e një tregtari të pasur tunizian (ajo gjithashtu themeloi Xhaminë Qarawiyyin dhe Universitetin Qarawiyyin). Si për të vazhduar këtë traditë edhe shumica e ekspertëve që u morën me projektin e restaurimit të al-Qarawiyyin, ishin femra./A2https://zeri.info/inarticle.html

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments