Një hartë, që besohet se u përket ilirëve, është zbuluar në Kroaci. Harta, që mund të jetë më e vjetër se 2 mijë e 200 vjet, konsiderohet si harta më e vjetër e shenjave në botë. Ajo ka rënë në gjurmë të një grupi arkeologësh.

“Sipas arkeologëve, kjo hartë është dëshmia më e qartë se në Ilirinë e lashtë kanë ekzistuar harta zodiake dhe shkenca e shenjave zodiake ka qenë prezente në Evropë”, transmetojnë mediat shqiptare.

Gjithnjë sipas tyre, që nga momenti që kjo hartë doli në dritë, filluan dhe dyshimet e para, për prejardhjen e saj ku dominon ajo e periudhës romake-greke, por arkeologët shprehin mendimin se ajo është një hartë vendase, pra jo e importuar, pasi vendi ku u zbulua nuk favorizon rrethana të tjera. Padyshim që është harta më e madhe e formacionit zodiak që na vjen nga lashtësia.

Zoologjia dhe shkenca që ka të bëjë me shenjat e horoskopit është zbuluar për herë të parë në Babiloni, në vitet 2 mijë e 400 para lindjes së Krishtit, por më u vonë u përhap në të gjithë pjesën e Egjeut. Në vazhdim nga viti 2100 ajo u përhap në gjithë Egjeun Lindor dhe më gjerë, por më shumë e famshme u bë në Egjipt.

Arkeologët kanë zbuluar 30 pjesë të një pllake nga dhëmbë elefanti. Mbi pllakë ishin skalitur shenjat e zodiakut, si: Binjakët, Peshqit, Shigjetari e shenja të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here