Ky “fis i madh”, pellasgët, stërgjyshët e shqiptarëvet të sotëm, pasi u nisën që në kohët parahistorike nga India, u përhapën kudo, në Azinë e Vogël, në Thrakë, në Maqedoni, në Epir, në gjithë Greqinë, në Ishujt e Detit të Mesdheut, në Itali, në Egjypt, në bregdetin e Libysë (Afrikës), në Etiopi dhe në Spanjë, duke formuar mbretërinë e tyre të madhe, të cilën me të drejtë gjurmonjësit e rinj e quajnë “Perandori Pellasgjike”…

Pra stërgjyshërit e shqiptarëvet të sotëm, domethënë pellasgët, kanë qenë ata që kanë banuar që nga kohët më të largëta prehistorike në vendet më të shumta të botës që njihej atëhere, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm dhe duke ndërtuar vepra të ndryshme arti e qytetërimi…

Në një artikull lidhur me këtë, arkeologu K. Jerojani (Enciklopedia e Madhe Greke, vëll. X, fq. 455) thotë: “Popullit që krijoi këtë qytetërim, i jepet emri konvencionalisht emri Paragrekë (Prohelenë)”.
Theksuam më lart ato që duhet të ketë kush mendon të shkruajë për historinë e Kombit Shqiptar.

Titulli: Shqiptarët dhe problemi pellasgjik
Autori: Spiro Konda
Botues: UEGEN, Tiranë, 2011 (botimi i parë, Tiranë 1964)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here